Arrestohen pesë persona, të dyshuar për shitje të marihuanës (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të aksionit republikan “Rrjeti”, ka realizuar rast, në të cilin u zbulua një grup kriminel që ka furnizuar dhe shpërndarë marihuanë, por edhe lloj tjetër të narkotikëve në disa qytete në shtet.

Në akisonin, kumtoi sot MPB­ja, nga liria janë privuar pesë persona, ndërsa gjatë bastisjeve në Shkup dhe Kavadar, janë konfiskuar rreth 4,5 kilogramë marihuanë, janë marrë rreth 12.000 euro dhe 0,12 gramë dhe 0.12 gramë dhe 0,15 gramë materie stimulans kristale në pluhur ­ MDMA dhe dy tableta MDMA.

Aksioni, thuhet në kumtesë, ka filluar pasi është marrë njohuri se i dyshuari i parë e ka angazhuar djalin e tij, para shtëpisë së tij në fshatin Moranë t’i presë personat e dyshuar të tretë dhe të katërt me marihuanë, ta matë peshën e saj, si edhe t’i përgatit dhe t’i paguajë mjetet në para me vlerë prej 13.000 euro.

Pasi me automobil të tipit “Seat Cordoba” me targa të Shkupit, kanë arritur furnizuesit, në oborrin e shtëpisë ku jetojnë babai dhe djali, të dy e kanë marrë marihunanën dhe kanë matur në peshore për matjen e drogës narkotiketë cilën pastaj djali e ka feshur në një enë nga druri që shfrytëzohet për ruajtje të ushqimit për kafshë, ndërsa furnizuesit e kanë pritur të dyshuarin e parë në shtëpinë e tij. Për shkak të ekzistimit të dyshimit se do të gjendet drogë narkotike, pas urdhërit të marrë paraprakisht nga gjykatësi, është kryer bastisje në një objekt te i dyshuari i parë R.A. (1968) ngs Shkupi, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar rreth katër kilogramë materie bimore, me siguri marihuanë, peshore për matje të mjeteve narkotike dhe rreth 5.000 euro në valuta të ndryshme (denarë, euro dhe dollarë). Te djali i tij K.B. (1995) janë gjetur dhe marrë rreth 8.000 euro në valuta të ndryshme. Po ashtu pas bastisjes së kryer dhe kontrollit të personave, me vërtetim për sende të konfiskuara përkohësisht, janë marrë dy automobila, disa celularë dhe SIM kartela. Menjëherë pastaj, qëndron në kumtesën e MPB­së, është kryer bastisje edhe në një banesë në rrugën “Draga Stojanova” në Shkup, te J.S, e cila në marrëveshje me R.A. e ka furnizuar drogën narkotike për shkak të shitjes së mëtejshme sipas instruksioneve të tij.

Po ashtu, janë ndërmarrë edhe masa dhe aktivitete shtesë kundër personit M.A. (1990) nga Kavadari. për të cilin po ashtu ekziston dyshim se ka kryer shitje të drogës për personin R.A. dhe në këtë mënyrë përfitohet me dobi personale, duke mbajtur një pjesë të parave. Materia e konfiskuar bimore është dërguar te Sektori për hulumtime kriminalistike­teknike dhe ekspertizë pranë MPB të RM­së. Deri tani në kuadër të Aksionit operativ “Rrjeti” janë zbuluar 170 persona, të cilët ngarkohen për tregti ilegale me narkotikë, ndërsa është konfiskuar mbi 520 kilogramë drogë e ndryshme.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Zosto si pisete taki gluposti sto nego pitaite saso mijalkov od kade go donel sto to saso organizira tova toi im go dadne pitaj kade gi nosi kamionot ako neze jas ke doidam da im kazem sto to toi so mene raboti ne lazi saso ne gi preci drugite za malko kopil si ako ne kazuvas ja ke im kazam sve za nasata rabota tuka vo monako od kade nasite parite dosta bese veke jas nemozam da si bidem tvoe kuce veke dosta bese ili kazi ti ili jas ke dadnem ssite dokomenti i financielni od kade doidat parite dosta bese veke kazi vistina dosta bese.

    Bohuslav Sobotka

Back to top button