Është mami, apo motra jote?

Kur kjo nuk është një pyetje mirësjelljeje

Pak ka të bëjë me diferencën në vite. Dikur vajzat bëheshin nëna pa mbushur 20 vjeç e megjithatë në çdo fazë të jetës, në fotot e vjetra të tyre,  dallimi i brezave ishte shumë i qartë. Ndërsa sot mund t’i ndajnë gati 30 vjet dhe sërish të duken si shoqet e fëmijëve të tyre sepse kanë atë pamjen prej çupëlinash dhe mbi të gjitha të njëjtin stil me brezin e ri. Ja disa mama të shoëbiz-it që teksa ecin rrugëve me fëmijët e tyre mund të ngatërrohen lehtësisht për shokë e shoqe.

Alessia Marcuzzi  dhe Tommaso

Show girl-i Italian Alessia Marcuzzi, prezantuese e disa spektakleve të njohura në Itali, ndër ta edhe Big Brother, ka dy fëmijë nga dy partnerë të ndryshëm me një diferencë moshe gati 10 vjeçare, por ajo vetë, këto 10 vjet që kanë kaluar, nuk i shfaq fare, prandaj me të birin, lindur nga raporti me ish-futbollistin Simone Inzaghi, ngjajnë si dy shokë. Alessia është 42 vjeç, ndërsa Tommaso, që ka të njëjtat këmbë të gjata si ajo, ka mbushur 14 në fund të prillit.

Reese Witherspoon dhe Ava

Ajo është 39, ndërsa e bija Ava, 15. Nëse i sheh nga shumë larg nuk arrin të kuptosh asgjë nga këto, as vitet dhe as që janë nënë e bijë.

Ornela Bregu dhe Benina

E ka lindur në moshë shumë të re vajzën e saj Beninën dhe tani që ajo ka mbushur 15 vjeç ngjajnë si dy shoqe. Madje dhe vetë Ornela në një foto me Beninën shkruan “shoqja ime më e mirë”. Dhe jo vetëm sepse Benina është rritur, por edhe sepse Ornela ka ngelur në vend.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button