Oferta plot, Ibraimi në “Umre”

Derisa sa shumë ekipe janë vënë në kërkim të Besart Ibraimit, futbollistit kërçovarë i cili luajti te skuadra Ermis në kampionatin qipriot, ai për momentin pushimin e tij vjetor ka vendosur që së bashku me familjen ta kalojë në Arabinë Sadite, më saktësisht është në vizitë të qyteteve Medina dhe Meke për të kryer “Umren” (Është një adhurim i pakufizuar në një periudhë kohore dhe mund të bëhet në çfarëdo lloj periudhe të vitit).
Ibraimi, 28 vjeçar, pas përfundimit të sezonit ka vendosur të largohet nga Ermis, edhe pse këta të fundit i kishin ofruar kontratë të re, mirëpo të njëjtën ai e kishte refuzuar.

Sipas vet futbollistët mësohet se janë tre skuadra nga Qipro, të cilat e dëshirojnë Ibraimin të jetë pjesë e tyre, ndërsa në garë janë futur Omonia, AEK Larnaka dhe Anortozis.

“Pas përfundimit të sezonit do të largohem nga Ermis, edhe pse shprehën dëshirë që të më mbajnë, por unë refuzova. Tani në adresën time kanë arritur tre oferta, ajo e Omonias, AER Larnakës dhe Anortozis. Edhe pse të gjitha ofertat janë shumë të mira, unë këtë punë ia kam besuar menaxherit i cili është nga Qipro, por që në fund përsëri unë do të jem ai i cili do të vendos se cilën nga këto tre oferta do të pranoj”, ka thënë Ibraimi.

Besart Ibraimi ne Meke
Besart Ibraimi ne Meke

“Pasi drejtuesit e klubit më kishin thënë se deri në fund të sezonit nuk do të llogarisin në shërbimet e mia, unë vendosa që të vizitoj familjen time në në Kërçovë, ndërsa tani për momentin jam në Meke për ta kryer “Umren” dhe më pas do të vendos se cilën oferta do ta pranoj”, ka thënë Ibra nga Kërçova.
Besart Ibraimi me Ermis Aradippou luajti për një vit, ku shënoi 4 gola dhe kishte 15 asistime. Në karrierën e tij, Ibraimi ka luajtur fillimisht për Vëllazërimin, Napredokun, Renovën, Shalken 04, Sevastopolin, Tavrian, Metalurg Zaporozhje. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button