A bën VMRO propagandë për mos u shkarkuar Mijallkovi?

Në rrjetet sociale përkrahësit e shefit të Drejtorisë për kundërzbulim Sasho Mijallkov kanë kërkuar që kryeministri Nikolla Gruevski të mos pranojë dorëheqjen e Mijallkovit.

Personat publik të afërt me partinë e VMRO-së në rrjetet sociale janë mobilizuar duke kërkuar mospranimin e dorëheqjes së Mijallkovit.

“Populli vlerëson se është dëm I madh nëse Shefi I DSK-së largohet nga detyra”, shkruan Milenko Nedellkovski në Facebook.

Миленко: …“ народот смета дека ќе е огромна и непоправлива штета Сашо Мијалков да го напушти местото Директор на УБК“.http://infomax.mk/wp/?p=30679

Posted by Миленко Неделковски on Saturday, May 23, 2015

Në muret në rrugët e Shkupit janë shkruar grafitë në të cilat shprehet përkrahje për njeriun e fuqishëm që është konsideruar si krahu i djathtë i liderit të VMRO-DPMNE-së.

“Gjithmonë në mbrojtje të atdheut” është slogani i shoqëruar më një portret të ish-shefit të DSK-së, i cili dha dorëheqje pas ngjarjeve dramatike në Kumanovë dhe presionit të madh ndërkombëtar.

lajme-mija_827377766_877080000

Ndryshe, nesër në një seancë të rregullt të Qeverisë do të duhet të emërohen drejtorët e ri të Drejtorisë për kundërzbulim dhe të Byrosë për siguri publike.

Këto dy funksione të larta të MPB-së mbetën të zbrazëta pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit nga vendi i drejtorit të DSK-së, ndërsa drejtori i deritanishëm i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov është emëruar si ministër i ri i MPB-së, pas dorëheqjes së Gordana Jankullovskas./Portalb

11229759_1131197963563892_1218168351779258039_n

Lajme të ngjashme

Back to top button