Operacioni sekret: Rusia tërheq Ratko Mladiçin nga Haga?!

Rusia ka ndërmarrë një veprim të fshehtë, për siç thuhet, të paktën, për të tërhequr përkohësisht kriminelin e luftës, gjeneralin Ratko Mladiq nga Burgu i Sheveningenit, dhe për ta dërguar atë për mjekim në Moskë.

Kjo është bërë e ditur nga kroatja “Jutarnji list”, duke u bazuar në një shkrim të ruses “Istina”, transmeton Telegrafi.

Në fakt, siç shkruajnë mediat e huaja, kohët e fundit, për të vizituar Ratko Mladiçin në Hagë ishin akademikja e Akademisë ruse të Shkencave dhe e famshmja lobiste proserbe, Jelena Guskova, si dhe anëtari i Dumës ruse, Pavel Dorohin, i cili kryeson Komitetin rus për Mbrojtjen e Mladiçit.

Ata, siç shkruajnë mediat ruse, me udhëheqësit e Gjyqit të Hagës, kanë biseduar që në Holandë, diku në mes të qershorit, të udhëtojnë një grup i mjekëve rusë të cilët do të shikonin gjendjen shëndetësore të Mladiçit dhe do të përgatisnin që, më së voni në gusht, ta marrin atë në Moskë për mjekim.

Në fakt, të punësuarit në Gjykatën e Hagës shkojnë në pushim kolektiv vjetor.

Përndryshe, raportohet se mediat ruse shkruajnë se Ratko Mladiç është rëndë i sëmurë, siç ishin edhe Goran Haxhiq dhe Vojisllav Sheshel, përkatësisht thuhet se edhe ky vuan nga një kancer në fazën terminale.

Gjykimi i Rakto Mladiçit tanimë disa herë është ndërprerë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të tij.

Siç ka deklaruar Pavel Dorohin, transmeton Telegrafi, Mladiçit, për mjekim në Moskë do t’i nevojiteshin së paku një muaj kohë, dhe për këtë Rusia ka marrë të gjitha përgjegjësitë për transportimin e tij dhe kthimin e tij në Burgun e Hagës.

Mediat shkruajnë se ky nuk është tentimi i parë i Rusisë për të tërhequr atë për mjekim në Moskë dhe për këtë shtohet se Rusia është duke zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të NATO-s.

Përndryshe, ICTY ka tashmë për “trajtim të përkohshëm” ka lëshuar edhe dy kriminelë të tjerë serbë të luftës, Goran Haxhiç dhe Vojislav Sheshelj.

Megjithatë, për shkak të “thyerjes” së kushteve për lirim të përkohshëm, Prokuroria ka kërkuar kthimin e tij të menjëhershëm në Hagë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button