Tërmet në Japoni, s’ka alarm për cunami

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se një tërmet prej 5.6 shkallësh të Richterit ka goditur Tokion dhe zonat përreth, por, nuk është lëshuar alarm për cunami.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar po ashtu tërmetin, por me shkallë 5.3.

Nuk ka ende raporte për dëme apo të plagosur, shkruan Reuters.

Më 11 mars të vitit 2011, Japonia, një prej vendeve më sizmike në botë, është goditur nga një tërmet dhe cunami masiv, i cili ka lënë të vrarë afro 20,000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button