Ancelotti: Dy vjet në Real kanë qenë shumë të vështira

Carlo Ancelotti më në fund ka zbuluar të ardhmen. Ai nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga Real Madridi gjatë këtyre ditëve, derisa ka konfirmuar se nuk do të shkoj te Milani.

“Atë çfarë e kam thënë në konferencën për media po e përsëris. Unë do të pushoj një viti, sepse kam arsyeje serioze për pushim” ka deklaruar strategu italian për mediat italiane.

Unë do të operohem gjatë verës në Vankuver të Kanadasë, ku tashmë kam marrë një shtëpi me gruan time. Unë do të pushojë mes Madridit dhe Kanadas. Për shkak se dy vjet në Real kanë qenë shumë të vështira, më besoni”, ka theksuar ai

Adriano Glliani, drejtori ekzekutiv i Milanit, sot gjatë ditës do të qëndroj në Madrid ku pritet të takohet me Ancelottin. Por, ky i fundit i ka bërë të ditur se nuk e ka në plan të rikthehet te Milani.

“Do të jetë kënaqësi që ta takoj Gallianin për darkë, por un nuk do të ndryshoj programin tim”, ka theksuar ish trajneri i PSG-së dhe Chelseas.

Lajme të ngjashme

Back to top button