Vardari kampion i Maqedonisë në futboll

Ka përfunduar sezoni 2014/15 edhe në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë, ku në javën e fundit nuk pritej asnjë ndryshim. Ekipi i Vardarit, e ka fituar titullin e tetë kampion , ndërsa Rabotniçki, e ka përfunduar sezonin si nënkampion edhe .

Shkëndija e tetovës edhe pse me shumë përforcime dhe llogaritej si konkurrent kryesor për titull, ka përfunduar e treta. Renova në heshtje pa shumë zhurmi ishte shumë ekip solide dhe arriti që të fitojë pozitë që i dha mundësinë të luajë sivjet në Evropa Ligë.

Ky sezon futbollistik do të përfundojë me ndeshjet e javës së 33 kur në program janë ndeshjet e “play out-it” dhe me eliminatoret për plotësimin e elitës së futbollit vendor.

Rezultatet e javës së 32-të:
Renova – Rabotniçki               3:3
Shkëndija – Metalurgu           2:1
Sileksi – Vardari                      2:2
Pelisteri – Teteksi                   2:2
Horizonti – Bregallnica         0:1

Lajme të ngjashme

Back to top button