Aksident i rëndë në Nish, dy gra të vdekura nga Bogovina e Tetovës (FOTO)

Në një aksident që ka ndodhur në Nish kanë mbetur dy gra të vdekura dhe një  fëmijë i lënduar. Dy gratë janë nga Bogovina e Tetovës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 në rrugën Nish-Svrljig në fshatin Malça, njofton TetovaSot.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një Mercedes me targa të Beogradit  ishte duke shkuar në drejtim të Nishit ku përplaset me Fiat Punton ku  familja nga Bogovina  ishin duke ardhur në Maqedoni.

Në Fiat Punton flitet se kanë qenë nëna, gruaja shoferi dhe djali i tyre 3 vjeç. Nëna dhe gruaja e shoferit kanë ndërruar jetë ndërsa fëmiu është lënduar.

“Dëgjova një plasje të madhe, kur pash Fiat Punton ishte me gjak dhe një grua ishte e vdekur thirra Ndihmën e Parë ku morën gruan e dytë dhe fëmiun” u shpreh  dëshmitari Milorad Stojanovic.

mercedes

mersedes2

mersedes3

Lajme të ngjashme

Back to top button