Sulmohen dy vetura të EULEX-it në veri të Kosovës

Dy automjete të EULEX-it janë qëlluar me armë zjarri në Leposaviq në Veri të Kosovës. Lajmin për incidentin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, mirëpo sipas sajë ende nuk dihet arsyeja dhe me çka është ekzekutuar sulmi. Ndërkohë për t’u marr me rastin në vend të ngjarjes kanë dal forca të mëdha të Policisë së Kosovës, KFOR-it e EULEX.

Në të njëjtin aks rrugorë dy vite më parë është vrarë edhe një pjesëtar lituanez i EULEX-it, ndërsa deri me tani kjo vrasje ende nuk është zbardhur. Të lënduar nga të shtënët nuk ka pasur. Automjetet mbi të cilat u qëllua ishin të blinduara.

Lajme të ngjashme

Back to top button