Apple “aksidentalisht” zbulon verzionin iPhone 6c

iPhone 5c nuk ka qenë një ndër pajisjet më të shitura të Apple-it. Madje disa mendojnë se nuk është e nevojshme që të krijohet një version tjetër “C”. Por, nëse një foto e re e shfaqur në sajtin e Apple-it është e saktë, atëherë do të thotë se kompania do të krijojë sërish një telefon të ri me çmim të ulët.

Telefoni i shfaqur në një nga dyqanet online të Apple-it duket si iPhone 5c sa i përket dizajnit, por po ta shohësh me shumë vëmendje vihet re se telefoni ka veçorinë Touch ID që gjendet aktualisht tek iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Kjo foto është zëvendësuar shumë shpejt me një foto të iPhone 5c aktual, megjithatë vizitorët e faqes arritën të merrnin foton e mëparshme.

Kështu, flitet se Apple po punon për një iPhone të ri buxhetor, i cili jo vetëm që do të ketë veçorinë Touch ID të Apple-it, por mund të ketë ekran 4 inç, blic të dyfishtë LED dhe çipin A7 të Apple-it. Ky telefon mund të kushtojë më pak se 599 dollarë. Apple do të përditësojë gjithashtu linjën e iPhone-it me versione “S” të iPhone 6 dhe 6 Plus.

Apple-iPhone-6C

Lajme të ngjashme

Back to top button