Cilat produkte e përshpejtojnë metabolizmin tonë

Nëse jeni nga ata që bëjnë dieta por nuk dobësohen as edhe një gram, atëherë ka ardhur koha të kërkoni mënyrat të cilat përshpejtojnë metabolizmin.

Ja disa nga produktet që ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit:

Mishi dhe produktet e tij: është grupi i produkteve, gjatë tretjes së të cilëve trupi harxhon më shumë energji. Ne duhet të hamë çdo ditë nga një vakt prej këtyre produkte. Nëse ëndërroni të dobësoheni duke ngrënë zarzavate, kjo do të mbesë gjithmonë një ëndërr. Por sigurisht që nuk duhet as të konsumojmë vazhdimisht vetëm mish. Specialistët sugjerojnë edhe konsumimin e një sallate të pasur pranë mishit në mënyrë që të rritet përthithja e mineraleve dhe vitaminave të nevojshme për trupin. Krahas kësaj, ata të cilët paraqesin vlera të ulëta të gjakut janë persona që nuk konsumojnë shumë mish.

Qumështi dhe produktet e tij: konsumimi i dy gotave qumësht apo dy tasave me kos në ditë do të luajë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e metabolizmit. Veçanërsiht në një vakt duhet të mbani një burim proteine. P.sh në vaktet që konsumoni zarzavate do ishte e mira të mbani edhe pak kos kështu do ekuilibroni nivelin e sheqerit në gjak, do shtoni përthithjen e kalciumit dhe do përshpejtoni metabolizmin. Studimet e zhvilluara kanë treguar se personat që marrin sasi të mjaftueshme kalciumi dobësohen më shpejt dhe ruajnë peshën e arritur më shumë se ato që nuk marrin sasinë e mjaftueshme të kalciumit.

Veza: e njohur si burimi më cilësor i proteinës, veza është e rëndësishme për zhvillimin e indeve dhe organeve. Një vezë e zier apo e skuqur në mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë si dhe do t’jua ekuilibrojë nivelin e sheqerit. Krahas kësaj, veza është e pazëvendësueshme në përshpejtimin e metabolizmit.

Çaji jeshil: studimet e realizuara kanë treguar se konsumuesit e çajit jeshil dobësohen më shpejt se të tjerët. Konsumimi i 2-3 gotave çaj jeshil në ditë ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat dhe ndihmon në funksionimin më të shpejtë të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Kafeja: është një nga përshpejtuesit më të mirë të metabolizmit. Nëse konsumohet në sasinë e duhur nuk krijon probleme. Veçanërisht ata që merren me ushtrime fizike mund të konsumojnë një filxhan kafe 30-45 minuta para fillimit të aktivitetit. Kjo do t’i ndihmojë të djegin më shumë yndyra.

Erëzat: erëzat si piperi i zi, piperi i kuq, rigoni etj. të konsumuara bashkë me ushqimet ndikojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button