Kanada, mbahen protesta kundër vendimeve me vdekje në Egjipt

Protestat kundra vendimeve me vdekje në Egjipt dhe konkretisht kundër dënimit me vdekje ndaj Muhammed Mursit, presidentin i cili u zgjodh me votë popullore në Egjipt dhe i cili u rrëzua me grusht shteti, janë përhapur në qytete të ndryshme të botës. Në qytete të ndryshme të Kanadasë janë mbajtur protesta kundër vendimeve me vdekje të zbatuara në Egjipt. Kështu u mbajtën protesta heshtjeje në qytetet Montreal, Toronto, Ottawa dhe Calgary, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e parë e organizuar nga Koalicioni i egjiptianëve kanadezëve për Demokraci (ECCD) u mbajt në Montreal. Qindra njerëz u mblodhën para Konsullatës egjiptiane në Montreal të cilët në heshtje kanë protestuar kundër dënimeve me vdekje. Ndërsa organizimi i dytë i grupit u mbajt në Toronto, ku protestuesit egjiptianë të cilët u mblodhën në sheshin më të famshëm në Toronto në “Dundas Square”, me veshjet e tyre të ndryshme ata janë munduar të tërheqin vëmendjen e kanadezëve për dënimet me vdekje në Egjipt.

Protestuesit kanë veshur bluzat të cilët veshin të dënuarit me vdekje, dhe gjithashtu në shenjë proteste ata kanë mbajtur litarin në qafat e tyre si dhe janë ndihmuar nga fëmijët të cilët kanë shpërndarë të dhënat e të dënuarve egjiptianë të bashkangjitur me trëndafila. Ndërsa disa nga anëtarët e grupit kanë mbledhur firma nga populli për ti dërguar letër Kryeministrit të Kanadasë Stephen Joseph Harper.

Gjithashtu edhe protestuesit e mbledhur para parlamentit federal në kryeqytetin Ottawa kanë protestuar kundër dënimeve me vdekje në Egjipt duke shpërndarë broshura.

– “Jemi në anën e Mursit”-

Përfaqësuesi i Amnesty International, Aubrey Harris, i cili ka marrë pjesë në protestë duke përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj dënimit me vdekje pavarësisht krimit të kryer tha se “Jemi në anën e Presidentit të zgjedhur Mursi”

Harris ka pohuar se edhe sikur Mursi të ketë kryer krim duhet të gjykohet nga një gjykatë civile dhe ai ka theksuar më tej se “Dënimet me vdekje duhet të ndalen menjëherë”.

– “Erdoğan në zemrat tona”-

Ndërsa drejtoresha e Koalicionit të egjiptianëve kanadezëve për Demokraci (ECCD), Deena Abul Fottuh për AA-në ka pohuar se: “Ne dënojmë mos reagimin e Kanadasë e cila deri tani nuk ka reaguar ndaj vendimeve me vdekjeje në Egjipt”.

Abul Fottuh duke theksuar se ata Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë i kanë dërguar raporte të hollësishme që shpjegojnë çështjen shprehet se: “Edhe pse kemi dërguar raporte dhjetëra herë, nuk kemi marrë përgjigje as edhe një herë të vetme. Qetësinë që mbizotëronte në botë pas dhënies së vendimit të dënimit me vdekje ndaj presidentit tonë Mursi, e prishi Presidenti Erdoğan, ku pas deklaratave të tij SHBA, Britania, BE dhe dhe të tjerët mbetën të detyruar të bëjnë deklarata. Qëndrimi i nderuar kundër padrejtësisë i Erdoğan e bën atë të respektohet jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën. Erdoğan ka një vend të veçantë në zemrat tona”.

Lajme të ngjashme

Back to top button