Elvana, sa para do t’i fitoi për Vitin e Ri?

Mijëra euro të ofruara për këngëtaren nga një klubi i kryeqytetit.

Pas tetë vjetëve që këngëtarja Elvana Gjata ka festuar ndërrimin e mot-moteve jashtë Shqipërisë dhe larg familjes, ky vit do ta gjejë pikërisht në Tiranë në një nga club-et më të njohura siç është “Lollipop”.

Duket se është ndër artistet më të paguara, pasi Elvana do të paguhet 10 mijë euro për të qëndruar në Tiranë.

Pak ditë më parë e njëjta shumë i është ofruar nga një club jashtë Shqipërisë por, dëshira për të qëndruar pranë familjes në darkën e ndërrimit të viteve e bëri të zgjedhë “Lollipop” si alternativën më të mirë.

Aktualisht Elvana Gjata ndodhet në Amerikë së bashku me Flori Mumajesin dhe DJ Andy Gramm për koncertin e natës së Krishtlindjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button