65-vjeçarja gjermane lind katërnjakë me fekondim artificial

Një grua gjermane, 65 vjeçe, ka lindur katërnjakë, pasi i është nënshtruar një procedure të fekondimit artificial.

Televizioni gjerman RTL ka raportuar se Annegret Raunigk ka sjellë në jetë tre djem dhe një vajzë, me prerje cezariane, në një spital të Berlinit, të martën.

Ata kanë lindur para kohe, në javën e 26-të, por kanë “shanse të mira për të mbijetuar”.

Annegret Raunigk, e cila ka tashmë ka 13 fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa, është gruaja më e vjetër në botë që ka lindur katërnjakë.

Lajme të ngjashme

Back to top button