Nepal: Pas termeteve dhe rrëshqitjeve të dheut, mijëra qytetarë braktisin shtëpitë

Pas tërmetit me magnitudë 7,8 të shkallës rihter i cili e goditi Nepali më 25 prill, në mbarë vendin filluan rrëshqitjet e dheut.

Mijëra qytetarë të Nepalit kanë braktisur shtëpitë e tyre nga frika e përmbytjeve pasi që rrëshqitjet e tokës mbuluan lumin Kali Gandaki në perëndim të vendit.

Pas tërmetit me magnitudë 7,8 të shkallës rihter i cili e goditi Nepali më 25 prill, në mbarë vendin filluan rrëshqitjet e dheut. Dhjetëra shtëpi në fshatin Ramche në rrethin Myagdi janë rrënuar, ndërsa banorët kërkojnë strehim në malet përreth.

“Tre ditë më parë kemi evakuuar 113 banorë të fshatit Ramche pasi që nga mali filluan rrëshqitjet e dheut”, ka thënë për AA polici Purna Bahdur Baral, duke shtuar se autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për rrëshqitjet në mënyrë që qytetarët me kohë të evakuohen në më shumë zona.

Sipas tij, vendet Myagdi dhe Parbat, gjithashtu janë braktisur nga frike e përmbytjeve.

Policia theksoi se sasitë e mëdha të dheut në lumin Kali Gandaki kanë krijuar digë ku është formuar një liqen 150 metra i thellë dhe një kilometër i gjatë.

Nepali është shkatërruar nga tërmetet që goditën vendin në fillim të këtij muaji dhe muajin e kaluar. Sipas të dhënave të qeverisë, në tërmetet e fundit kanë humbur jetën më shumë se 8.600 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button