Aishwarya Rai, sekrete bukurie nga më e bukura e botës

Aishwarya Rai është kombinim i përsosur mes bukurisë dhe mendjes. Me shumë të drejtë ka marrë edhe kurorën Miss World. Me hyrjen e saj në Bollywood e më vonë në Hollywood, aktorja 47-vjeçare është bërë sot imazhi i shumë prej markave më të njohura ndërkombëtare.

Me një ton të përsosur lëkure, me ngjyrën tërheqëse të syve blu në gri, aktorja duket, flet dhe lëviz me elegancë, pa u munduar ta fshehë bukurinë që zileps gjithë botën.

Por çfarë fsheh ajo pas kësaj bukurie, me gjithë stresin që mbartin orët e pafundme në xhirime? Ja cilat janë disa nga të fshehtat e saj.

Sekretet e bukurisë:

Ajo është e bekuar për shkak të geneve që ka, flokë të shëndetshëm dhe lëkurë gjenetikisht të shkëlqyeshme, por Rai ndjek edhe një stil jete të shëndetshëm për ta mbajtur të freskët bukurinë e saj. Ajo u rri larg ushqimeve të skuqura, të përpunuara apo të gatshme, larg alkoolit dhe duhanit. Ha shumë fruta e perime (me vitamina, antioksidantë dhe minerale), preferon gatimin e shtëpisë dhe pi shumë ujë për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe gjithmonë të freskët. Këto janë gjërat më të rëndësishme që duhen t’i kesh gjithmonë në mendje për të pasur një lëkurë gjithmonë të freskët dhe të bukur në çdo kohë.

Sekretet e Aishwarya Rai-t mund t’i aplikojë kushdo nga ne në jetën e përditshme.

Kujdesi i përditshëm për lëkurën:

Aishwarya përdor një lloj esfolianti që vjen nga përzierja e një balsami me qumësht dhe haldi (shafrani i Indisë). Nga ana tjetër, ajo përdor kos për të hidratuar lëkurën dhe maska të vazhdueshme me kastravec. Vazhdimisht ajo lufton problemet e lëkurës duke e larë rregullisht fytyrën dhe rregullisht duke përdorur hidratues të përshtatshëm për lëkurën e saj. Zakonisht, e përditshmja e aktores për kujdesin e lëkurës përbëhet nga produktet natyrore që i gjenden në shtëpi, më shumë se produktet farmaceutike. Dhe nuk ka nevojë për më shumë, efekti mahnitës është i dukshëm.

Sekretet e make up-it

Aishwarya preferon një grim të theksuar, kryesisht me ngjyrat e tokës, mollëzat zakonisht të trëndafilta dhe buzët me buzëkuq kafe. Qëndron brenda ngjyrave që theksojnë tiparet e saj të natyrshme, por që i përshtaten edhe tonit të lëkurës.

Markat e preferuara kozmetike për më të bukurën e botës janë MAC, Lakme, Revlon dhe Maybelline.

Lajme të ngjashme

Back to top button