Rrëzohet aeroplani duke lënë të vdekur katër familjarë (Video)

Nuk dihet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit, që mori flakë me të rënë në mes të autostradës.
Kamera e veturës së Policisë ka regjistruar momentin kur aeroplani Piper PA-32 nis të bie nga qielli dhe të humbas nga horizonti.

Policët shpejtojnë deri në vend të ngjarjes, por aty nuk ka çfarë të shpëtohet, sepse gjithçka ka marrë flakë dhe po shkrihej, transmeton Telegrafi.

Brenda aeroplanit me gjashtë ulëse ndodhej piloti Greg Bird me dy fëmijë të tij dhe e fejuara tij Jackie Kulzer me djalin e saj.

Për ngjarjen që ka ndodhur në Atalanta të SHBA-ve, po bëhen hetime të hollësishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button