SHBA, Senati refuzon projektin e NSA-së për kufizimin e informacionit

Senati amerikan refuzoi sot një projektreformë që kufizonte kapacitetet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) për të grumbulluar të dhëna nga amerikanët, projekt i mbështetur nga presidenti Barack Obama.

Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar më 13 maj reformën, si kundërpërgjigje ndaj skandalit të punonjësit të NSA-së, Edgar Snowden, transmeton Indeksonline.

Demokratët dhe republikanët e kishin votuar projektreformën që kufizonte kompetencat e NSA-së, që grumbullon të dhënat e miliona amerikanëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin.

Megjithatë, Senati nuk arriti ta miratonte këtë reformë, pasi i duheshin edhe tre vota për të arritur minimumin e kërkuar prej 60 të tillash për kalimin e kësaj projektreforme. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button