Për çfarë jeni anti-talent sipas horoskopit?

Të paturit qëndrim real përballë vetes dhe aftësive tua,  është virtyt i cili zakonisht lidhet me pjekurinë. Kujtojini ata njerëz të rinj, të dashur dhe plot shpresë e energji, të cilët me të gjithë forcën mundohen të arrijnë sukses në një lëmi me më shumë sfida. Janë më të pjekur, më realë dhe ndoshta më të mençur, por menjëherë mund të shihni që “nuk ka bukë për ata”.

Shikoni cilën lëmi nuk ju rekomandojnë yjet.

DASHI

Do të duhej që t’i ikni të gjitha punëve që janë të qeta, pasive, pa ndonjë ngjarje interesante ditore. Aty ku nuk ka akcion, për Dashin nuk ka as jetë. Nëse e provoni një punë, apo hobi për hatër të dikuj tjetër, apo vetëm pse dikush ju ka thënë, e për të cilën të ndjeni që nuk dëshironi, këtu suksesin në punë mos e prisni.

DEMI

Shpejtësia është dicka që Demi shumë vështirë gjendet. Të gjitha punët që janë interesante dhe duhet të kryhen me afat të caktuar, juve do t’ju dekurajojnë. Nëse nuk keni garancion që pas kësaj do të keni fitim të mirë, ju do ta humbni motivin për punë.

BINJAKËT

Punët e gjata dhe aktivitetet ku është e domosdoshme puna “me themel”, tek Binjakët do ta mbysë dëshirën për punë. Të gjitha punët që janë me karakter maratonik, apo në dukje janë interesante, juve nuk do të ju konvenojnë. Do t’ju shkatërrojë secili aktivitet i vetmuar, ku nuk mund të komunikoni.

GAFORRJA

Aktivitetet si ajo e makanikëve, apo edhe ato punë që nuk mund të tregosh të paktën pak njerëzi, gaforret me të vërtet do t’i bëjë të palumtur. Ata mund të qëndrojnë për hir të karakterit stoik, por vetëm për një kohë, derisa uji nuk u vie tek fyti. Atëherë në shumicën e rasteve shpërthen thyerja. Nëse në ate me çka merren nuk ka zemër, atëherë nuk ka as fat për Gaforret.

LUANI

Punët të cilat janë të lëna, larg nga sytë e njerëzve apo edhe punë të vetmuara do ta mbysnin Luanin. Puna në institucione të mbyllura si:  në spital, burgje, laborator, etj.  për ta do të ishte si një ëndërr e keqe.

VIRGJËRESHA

Aty ku gjërat gjeneralizohen dhe vihen përfundime të përgjithshme Virgjëreshën do ta humbnin fare. Edhe pse në shpirt është perfeksionist, do të mundohet t’i përshtatet të gjithëve dhe çdo gjëje, por për ta do të ishte mundim i vërtetë nëse do të duhej të demostrojnë aftësit ndaj gjërave të vogla dhe anashkalimin e gjërave të parëndësishme.

PESHORJA

Secili aktivitet që është i ashpër, i zymtë, i shëmtuar ose ku duhet të tregohet agresivitet, Peshores do t’i shkaktojë humbje të rrugës. Punët vetiake nuk u flejnë. Ata janë për bashkëpunim.

AKREPI

Nëse nuk ka provokim, për akrepët është si gjella pa kripë. Nëse bien në ulluk do të shkatërrohen. Do të mundohen vetë të mendojnë diçka në mënyrë që të shkaktojnë luftë. Punët që rjedhin qetë, pa sfida dhe dinamizëm, thjesht nuk janë për ta.

SHIGJETARI

Gjithcka që nuk ka thellësi, gjatësi, gjerësi dhe largësi do ta shkaktërrojë Shigjetarin. Aktivitetet e tyre duhet të  kenë dimensione, si dhe mundësi zhvillimi në staza të gjata dhe të paparashikueshme. Ata kanë nevojë për lirinë, e nëse punën e kanë monotone dhe të parashikueshme pa mundësi zgjërimi dhe lëvizjeje, më mirë mos ta punojnë fare.

BRICJAPI

Është e vërtetë që Bricjapi mundet të durojë shumë, por prapë aktiviteti i tyre duhet të jetë asisoj që i jep mundësi zhvillimi. Nëse përmes aktiviteteve të caktuara nuk sheh që mund të realizojë ambiciet, Bricjapi nuk do të jetë i lumtur.

UJORI

Nëse vendosin  për diçka që është konvencionale, është e sigurt që do ta huqin. Natyra e tyre origjinale gjithmonë kërkon punë të re dhe me themel, të parashikueshëm dhe tradicionale, për ata është dështim. Disa bëjnë kompromis duke përfshirë risitë në punët e vjetra, që nuk është hap i keq.

PESHKU

Të gjitha aktivitetet në të cilat kërkohen precizitet dhe rregull, thjesht do ta shkatërronin peshkun. Lëmitë ku duhet të tregojnë kuptim për detaje nuk janë në rrjetin e tyre. Nëse i kanë aktivitetet pa imagjinatë, kreativitet, tek peshku me siguri do të sjellin depression.

Lajme të ngjashme

Back to top button