Mehmedi vërshohet nga ofertat

Pas rënies së Freiburgut në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, e ardhmja e sulmuesit me prejardhje shqiptare, Admir Mehmedi, është vënë në dilemë.

Në Zvicër shkruhet se Reprezentuesi i Zvicrës, e ka të sigurt largimin nga Freiburg, por vetëm i duhet t’i shqyrtoj ofertat. Ditë më parë u tha se Werder Bremen po shpreh interesim për Mehmedin, ndërsa sot, shfaqen edhe dy skuadra nga Zvicra.

Janë kampionët e Baselit dhe Young Boys, që këtë afat kalimtar, do të tentojnë t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit që javën e kaluar, i shënoi Manuel Neuerit.

Lajme të ngjashme

Back to top button