Kur dy R-të e Norës bëhen bashkë

Nora Istrefi duket se nuk është nga ato nëna hermetike për fotot e fëmijëve në rrjetet sociale, madje as nga ato që të paktën i ruajnë foshnjat në ditët e para të pas lindjes. Këngëtarja kosovare jo vetëm që e ka publikuar foton sapo Renée erdhi në jetë, por po ndan me fansat e saj edhe veprimet e përditshme të së porsalindurës.

 

Së fundi, Nora ka publikuar një foto në profilin e saj, ku duket vogëlushja në krahët e të atit, ndërsa ai është duke e puthur. Çifti duket se po mësohen dalëngadalë me pjesëtaren e re në jetën e tyre, ndaj këto momente engjëllore duan t’i ndajnë me të gjithë.

 Robert dhe Renée, fotografia engjëllore që tregon shumë dashuri.

Lajme të ngjashme

Back to top button