BDI-ja mirëpret qëndrimin e PDSH-së për bashkëpunim ndërpolitik

BDI-ja mirëpret qëndrimin e një dite më parë nga kreu i PDSH-së Thaçi, për bashkëpunim ndërpolitik. Sipas reagimit të sotëm nga BDI-ja, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ndërpolitik, ka ndikuar që në shumë çështje, sidomos ato strategjike, situata për shqiptarët të mos ketë qenë në dobi të tyre.

“Bashkërendimi i dy partive kryesore të shqiptarëve për çështje dhe momente strategjike është thelbësor. Për fat të keq, pikërisht mungesa e këtij bashkërendimi ose mungesa e përkrahjes së bartësit të legjitimitetit shqiptar për t’u ballafaquar me sfida të rëndësishme, ka qenë pengesë serioze në momente të veçanta. Andaj le të jetë ky një sihariq i mirë se bartësi i legjitimitetit shqiptar në Maqedoni, cilido qoftë ai, do të ketë mbështetjen e tjetrit për çështjet strategjike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button