Shiu nuk i ndal të kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit

U bë një javë tashmë që qytetarë, pëfaqësues politik, të OJQ-ve dhe të tjerë vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë së Maqedonisë me kërkesën e dorëheqjes së qeverisë, pavarësisht motit të vranët dhe me shi. Ata flejnë në tendat e tyre së bashku me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe të tjerë.

Nga ana tjetër, tenda në përkrahje të Qeverisë janë vendosur para Parlamentit.

Ndërsa protestuesit dhe mbështetësit e qeverisë vazhdojnë të kampojnë jashtë, meteorologët paralajmërojnë reshje shiu. Nesër priten reshje më intensive dhe vetëtima. Një mot i tillë do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, por të dy kampet thonë se nuk do të tërhiqen për asnjë çast nga qëllimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button