Kur miqesia kalon në…..diçka tjetër

Ndodh më shpesh nga sa mund të mendohet që një miqësi në dukje e pafajshme, të “shkasë” në flirtim. Nga ana tjetër, shpeshherë sinjalet e një tërheqjeje reciproke nuk shënjojnë shkuarjen drejt një marrëdhënieje dashurore.

date

Po cilat janë kambanat e alarmit për të kuptuar nëse bëhet fjalë për miqësi apo për flirt, raporton revista Pour Famme.

Kërkim i vazhdueshëm i kontaktit fizik

Mund të jetë një përqafim, një ledhatim, dora mbi dorë, ndoshta një puthje në faqe, ose një prekje e thjeshtë në mënyrë të pandërgjegjshme. Fakti është se miqësia “e dashur” kërkon vazhdimisht kontakt fizik, edhe pse gjërat nuk shkojnë më tej.

Provokime me qëllim të keq

Një tjetër karakteristikë e miqësisë së interesuar është provokimi, duke thënë batuta pak a shumë të pafajshme të tilla si “E di se nuk je aq mjaftueshëm mashkull, “Na trego se çfarë di të bësh”, “Çfarë muskujsh” e kështu me radhë.

Pyetje interesante

Miku i interesuar bën shpesh pyetje të paqarta, për shembull pyet “Ku ishe këtë mbrëmje, pse nuk më telefonove më, del me dikë?” për të testuar territorin dhe për të verifikuar nëse ka “flakë” të reja në horizont. Nuk u besoni justifikimeve të tij/saj, është më shumë sesa thjesht kuriozitet.

E telefononi njëri-tjetrin ditë e natë

E ashtuquajtura marrëdhënie flirti është raport i një miqësie simbiotike: dy persona flasin shumë shpesh në telefon, frekuentohen ditë dhe natë, e njohin përditshmërinë e njëri-tjetrit dhe është e pamundur që mos ta dinë se ku ndodhet njëri apo tjetri.

Mbështeten emocionalisht

Suporti emocional reciprok është një komponent bazë i miqësisë së “dashur”. Në fakt, ndodh që dikush të dojë të flasë me tjetrin derisa të “shfryhet”, të japë dhe të marrë këshilla, të përkëdhelet reciprokisht, duke krijuar një intimitet që i kalon kufijtë e një miqësie normale.

Xhelozia

Edhe pse shoqja/shoku stimulon lumturinë për marrëdhënien tuaj dashurore, ajo/ai nga ana tjetër vuan shumë. Kur ekziston një interes, dashuri, xhelozia është e vështirë që të mbahet përbrenda. Herët a vonë ajo do të shpërthejë në mënyrë të papritur dhe aty mund ta kuptoni vërtet se nuk është një miqësi, por diçka më shumë.

Tregimi i anës më të mirë

Në botën njerëzore, përpjekjet për të bërë për vete dikë kanë të bëjnë drejtpërdrejt me përpjekjet për të treguar anën tonë më të mirë.

Gëzimi kur shiheni

Edhe kjo është një shenjë e qartë flirtimi dhe shihet sidomos nëse takoheni me këtë person papritur në rrugë dhe përplasni shikimet me njëri-tjetrin. Nëse ai gëzohet shumë, kur ju takon dhe e shpreh atë gëzim, edhe pse nuk kaloni aq shumë kohë bashkë, kjo është një shenjë e qartë se ju pëlqen.

Sytë shkëlqejnë

Mund të jetë një përqafim, një ledhatim, dora mbi dorë, ndoshta një puthje në faqe, ose një prekje e thjeshtë në mënyrë të pandërgjegjshme ato që bëjnë dallimin mes një miqësie dhe një flirtimi

Një nga shenjat më të mëdha të flirtimit, që mund t’i shihni te dikush, është shkëlqimi i syve. Kjo është një shenjë që nuk mund të fshihet, përkundrazi ajo vërehet edhe me zgjerimin e syve.

Lajme të ngjashme

Back to top button