Kumanova, teoria patriotike dhe metodologjia Gruevski!

Sikur të gjithë e prisnim! Sikur të gjithë e dinim, dhe ashtu ndodhi, nuk zhgënjeu askënd! Dhe skishte se si të ndodhë diku tjetër përveç se në “Lagjen e Trimave”, sepse ashtu si emri i lagjes Kumanovare edhe trimëria, guximi dhe sakrifica që e dëshmuan atë ditë 30 Shqiptarë të armatosur nga disa këndëvështrime më kujton betejën e ngushticës së Termopilëve në mes të 300 Spartanve dhe Persëve!! Edhe pse pas ngjarjes së Kumanovës shumë kush u rëfye nga mbrenda grupit, nga jashtë, familjarë, nga politika, sektori civil, faktori kombëtar e ndërkombëtar, ranë dorëheqje, reagime, u ngritën teori konspiracioni dhe u shtruan shumë dilema! Ngelën akoma shumë të panjohura dhe të paqarta në plotësimin e mozaikut të Kumanovës, çka në të vërtet ndodhi? Një është e sigurt, shërbimet intelegjente, interesat e mëdha dhe tradhëtia e morën haraçin e tyre!

Teoria Patriotike:
1. Duke e parë bagazhin kombëtarë, liridashës, përvojën luftarake, atëdhe’dashurin e mbjellur në zemrat e disa prej pjesmarësve në betejën e “Lagjes së Trimave”, idealin dhe ëndrrën e tyre për “Një Shqipëri” (me të gjitha trojet bashkë), dhe njëkohësisht duke parë paknaqësiën e popullit shqiptar në Maqedoni dhe sidomos presionet e kohëve të fundit mbi popullatën Shqiptare si rezultat i gjendjes së brisht politike, vijmë në përfundimin se ata djemë ishin aty, për të përmbushur betimin ushtarak të “Tre Amblemave Kuq e Zi” për mbrojtjen e popullatës civile Shqiptare, dhe vazhdimin e luftës çlirimtare deri në bashkimin e trojeve etnike.

Metodologjia Gruevski:
2. Fill pas, por edhe gjatë kohës që zhvilloheshin luftimet në Kumanovë, u ngritë teoria se e gjitha kjo që ndodhë është një skenarë i përgaditur mirë nga pushteti aktualë i kryeministrit Gruevski dhe shefit të zbulimit dhe kundërzbulimit Mijallkov! Duke parë mënyrën e të vepruarit të këtij regjimi në të kaluarën, i cili mardhëniet ndëretnike gjithmonë i ka përdorë dhe keq’përdorë sa herë që i është dashur të tërhekë vëmendjen nga një problemë i vërtetë realë, tek një problem tjetër artificial, i bjenë të jetë shumë i vërtet! Pikërisht “beteja e Kumanovës” ndodhi në pikën më kulminante të procesit “Bomba” dhe i parapriu protestës së opozitës të 17 Majit, e cila për hirë të së vërtetës mos të ishte “Kumanova” ndoshta do të kishte pasoja fatale për pushtetin aktual! Efekti i “Kumanovës” i dha përkohësisht fund i procesit “Bomba”, u organizuan protesta paqësore, bisedime, dorëheqje shkaku i “Kumanovës” e jo i Krimeve, patriotizëm, blerje kohe…thjeshtë thënë qëllimi u aritë!!

Teoritë si “Minimi i pozicioneve të z. Ali Ahmeti mbrenda dhe jashtë shtetit”, mund të jenë një nga opsionet e mundshme! Lojërat politike, Futja e interesave materiale mbrenda grupit të armatosur shqiptarë! Ngelja e disa lojtarëve të gjallë, të arestuar, dhe të ngjashme si këto, një ditë do të hudhin dritë mbi këtë ngjarje deri tani të errët! Por sido’qoftë pozicionimi i diplomatëve të huaj perendimorë në krahë të politikave multietnike të z. Zaev dhe vendosja e kreut shtetërorë Maqedonë në krahë të Rusisë, taktizimet me flamuj nëpër protesta dhe kundërprotesta, janë indikacionë i qartë se kush për kahë është nisur, dhe kush ku do të mbarojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button