Britani, laburistët mbështesin referendumin e Cameron

Partia opozitare në Britani, ajo Laburiste, do të mbështesë planet e kryeministrit David Cameron për zhvillimin e një referendumi në lidhje me qëndrimin ose jo si vend anëtar i BE-së, deri në fund të vitit 2017.

Konfirmimi vjen nga udhëheqësi i përkohshëm i opozitarëve, këtë të diel, edhe pse laburistët u përfshinë në një betejë më herët gjatë këtij muaji për të qeverisur vendin, por që pësuan një humbje të thellë përballë Konservatorëve të Cameronit.

Në fakt, kushti për referendumin e britanikëve në lidhje me BE-në ka të bëjë me transferimin ose jo të më shumë fuqive nga Londra drejt Brukselit, gjë që ata e kundërshtojnë.

Cameron, i cili kishte premtuar se do të rinegocionte marrëdhëniet e Britanisë me Bashkimin Europian përpara referendumit, do të përcaktojë gjatë së mërkurës në vijim planet për të ligjëruar votimin popullor, kur axhenda e legjislativit, të drejtuar vetëm prej konservatorëve tashmë, pa nevojën e koalicioneve me parti më të vogla, do të publikohet.

“Britanikët duan të thonë fjalën e tyre në lidhje me anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE. Ndaj dhe laburistët do ta mbështesin projektligjin për referendumin në fjalë”, tha Harriet Harman, kreu aktual i laburistëve, deri në zgjedhjen e pasuesit të Ed Miliband, si dhe Hilary Benn, zëdhënëse e partisë për Çështjet e Jashtme.

Harman dhe Benn thonë se, teksa laburistët kërkojnë të shohin më shumë reforma në BE, do të nxisë ende synimin për të vazhduar anëtarësimin e Britanisë në unionin europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button