Beg Rizaj varroset sot në Gllogjan

Luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë do të varroset sot në Gllogjan të Deçanit. Kështu u vendos dy ditë më parë nga këshilli organizativ për këtë ceremoni.

Ceremonia e varrimit do të fillojë me homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan në orën 12:00.

Në orën 14:00 mbahet tubim mortor në sheshin e Deçanit. Në orën 15:00 bëhet nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 16:00, bëhet ceremonia e varrimit në kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button