Halil Matoshi: Cili ishte ideali i kosovarëve në Kumanovë?

Opinionisti, Halil Matoshi ka komentuar një deklarat të Anton Qunit, deputetit të LDK-së, se NATO nuk i mbron shqiptarët sa herë t’iu teket.

Quni kishte deklaruar se të vrarët në Kumanovë meritojnë një nderim kombëtarë, gjet ë cilën Matoshi e ka kundërshtuar.
Ky është postimi i tij në Facebook:

Kujdes me lirinë Anton Quni, se NATO nuk \”e gjuen\” Serbinë me Tomahaëk\’a sa herë t\’u teket shqiptarëve !!!

Lidershipi politik dhe ushtarak i Kosovës nuk e di cilat janë idealet e vërteta të shqiptarëve kosovarë – ky lidership sëkëndejmi rrezikon humbjen e lirisë kombëtare. Qe cka po thotë deputeti i LDK-së Anton Quni?

\”Gjithë konfuziteti që është krijuar, unë mendoj që këta djem e meritojnë një nderim kombëtarë dhe sjelljen e kufomave të tyre ne duhet ta bëjmë në mënyrën më të dinjitetshme, më të civilizuar, sepse tek e fundit këta e kanë dhënë jetën për një ideal”!???

P.S. Thueje dosti jem, cili asht ky ideal, se rreth 2 milion kosovarë po e presin këtë përgjigje…

Lajme të ngjashme

Back to top button