Flamuri i “Shqipërisë së Madhe” edhe në Vjenë gjatë prezantimit të Serbisë (Video)

Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovisionit, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person është ngjitur në skenë dhe ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të “Shqipërisë së Madhe”, i njëjtë me atë që ishte lëshuar me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes në futboll mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar, i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh, transmeton lajmi.net

Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, një person filloi të valëvisë flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por u largua shpejtë nga aty, pas ndërhyrjes së sigurimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button