Sllupçan, përkujtohet sakrifica e familjes Zymberi

Më 24 maj të vitit 2001 gjatë konfliktit të armatosur, humbën jetën 10 anëtarë të familjes Zymberi. Në nderim të tyre sot do të bëhen homazhet te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan të Komunës së Likovës.

Nga shpërthimi i predhës në bodrumin e shtëpisë, mu në këtë datë të 2001-shit jetën e kishin humbur Selvije, Mersim, Hisnije, Neale, Jenuz, Suzane, Valbona, Nerimane, Fitore dhe Fitim Zymberi.

Kjo rënie sa e dhimbshme aq edhe madhështore ka lëvizur historinë tonë më të re. Familja Zymberi, madje i tregoi botës dhe gjithë shqiptarisë se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri te fëmija në djep.

Lajme të ngjashme

Back to top button