Si do të radhitej Shqipëria vetëm nga televotimet?

Janë publikuar rezultatet e votave të shikuesve të Eurovisionit për vitin 2015.

Sistemi i votave të Eurovisionit thekson se 50% e votave i takon publikut kurse 50% jurisë profesionale të secilit shtet.

Dhe, në bazë të rezultateve të publikuara ku janë ndarë vetëm votat e publikut, duket se Shqipëria është “dëmtuar” mjaft nga juritë profesionale, shkruan Koha.net.

Në rast se do të merreshin parasysh vetëm votat e publikut, siç ka ndodhur në të kaluarën, Shqipëria do të radhitej e nënta me 93 pikë.

Diaspora shqiptare ka votuar mjaft, gjë që dëshmohet edhe me pikët e fituara nga Shqipëria.

6 pikë Shqipëria ka fituar nga Austria, 8 nga Belgjika, 1 nga Çekia, 12 nga Maqedonia, 5 nga Gjermania, 10 nga Greqia, 12 nga Italia, 10 nga Mali i Zi, 5 nga Serbia, 7 nga Sllovenia, 5 nga Suedia dhe 12 nga Zvicra.

Klikoni mbi foto për ta parë me rezolucion të plotë

3cd67kiw

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. me falni po nese shkojm nga ajo logjik 50% votet e publikut e 50% votet e jurisë… Nëse italija i ka dhën 12 pik nga publiku, dhe 0 pik nga jurisë, totali i bje 12 pikë, pjestim per 2, bëjn 6 pika, e jo 0 ashtu siq ishte në eurovision. votat jan kan 100% juris e 0% publiku siq po e shohmi..

      1. weighted average or not, prap ka 1 poen u desht me i pas shqiperija nese me të vertet ishte 50% votimi i publikës.

    1. Qenke i dobet ne matematik.
      Pikat jan ndare simbas vendit, qe do thot nga juria Shqiperia ka marur vendin 26, ndersa ka teleshikuesit vendin 1.
      26+1, pjestim per dy, del si rezultat vendi mbi 10…–> = zero pik!

Back to top button