“Këpuca e artë” në Australi e Berishës

Besart Berisha u nderua me çmimin “TAG Golden Boot” (këpuca e artë) të akorduar nga Melbourne Victory, me sulmuesin shqiptar që shënoi 15 gola në kampionatin australian, A-League, e ku spikasin dy golat në “Grand Final”, një në gjysmëfinale dhe një në finale, e që sollën jo vetëm titullin e tretë kampion për Besartin, por dhe titullin e tretë për Melbourne Victory.

Çmimi iu akordua Besart Berishës gjatë ceremonisë “2014/15 Victory Medal”, të prezantuar nga “Bluestar Global Logistics”.
“Faleminderit shumë, çmimin e bukur. Dua të falënderoj ekipin, pasi unë nuk mendoj sesa i bukur është ky trofe në duart e mia, po të mos ishte kontributi i tyre. Dua t’iu falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë, që më keni pritur mua më krahët hapur, faleminderit shumë. Ky është një klub i mrekullueshëm. Është një privilegj të jesh në këtë klub dhe unë me të vërtetë shpresoj që qëndroj më shumë këtu dhe të kemi sa më shumë suksese, – tha Berisha pas marrjes së “Këpucës së artë”

Lajme të ngjashme

Back to top button