Maqedonia dhe Mali i Zi diskualifikohen nga Eurovisioni?

Gara e Eurovisionit për vitin 2015 është goditur nga një skandal i votimeve.

Votat e Jurisë së Malit të Zi dhe Maqedonisë janë diskualifikuar nga Eurovisioni.

Kështu thuhet në një njoftim të kësaj gare, ku theksohet se këto dy shtete kanë dërguar vetëm votat e publikut, duke mos marrë parasysh fare votat e Jurisë, transmeton Koha.net.

Rregullat kërkojnë që 50% e votave të vijnë nga Juria kurse 50% nga publiku.

Në vend të kësaj, Mali i Zi e Maqedonia i kanë dërguar 100% votat nga publiku, duke anashkaluar rregulloren.

Shqipëria kishte fituar 12 pikë nga Maqedonia e 10 nga Mali i Zi andaj pritet që të ketë akoma më pak pikë, pas këtij reduktimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button