Hulumtim: Maqedoni, shkaqet e vdekjes së foshnjave

Petari është një djalë i ri, 30 vjeçar nga një qytet në brendësi të Maqedonisë. U takuam për ta treguar golgotën nëpër të cilën ka kaluar duke u përpjekur për të siguruar sa më shpejtë një transport për operacion të foshnjës së tij të porsalindur në Bullgari.

Me tronditje rrëfen se nëpër çfarë labirintesh ka kaluar ato 7 ditë pas lindjes së fëmijës së tij të dytë, tek e cila, menjëherë pas lindjes u zbulua një defekt të zemrës dhe problem me frymëmarrjen.

Shpenzimet spitalore nëpër vendet për periudhën 2011 – 2015
N.r. Vendi 2011 2012 2013 2014 2015
1 Austria 6,022,104.00 10,887,583.00 7,195,880.00 2,350,080.00 2,478,900.00
2 Çekia 606,699.00 982,545.00 474,199.00
3 Belgjika 614,725.00 8,433,335.00 1,051,494.00 697,318.00 281,498.00
4 Bullgaria 38,105,800.00 32,292,241.00 13,921,683.00 7,976,014.00 2,097,890.00
5 Gjermani 19,974,148.00 5,831,159.00 77,469,544.00 60,479,939.00 1,757,686.00
6 Greqia 4,125,546.00 970,274.00 15,447,685.00 13,567,539.00
7 Kroacia 1,591,974.00 5,273,693.00 2,728,141.00 2,014,219.00 532,733.00
8 Izraeli 5,066,894.00 946,596.00 1,855,362.00
9 Rusia 4,900,224.00 141,721.00 131,459.00
10 Sllovenia 3,669,798.00 410,747.00 3,021,107.00 739,954.00
11 Serbia 4,024,812.00 5,685,324.00 9,975,565.00 1,817,249.00 131,318.00
12 Turqia 16,377,921.00 28,818,671.00 37,271,463.00 63,582,324.00 17,587,316.00
13 Britania e Madhe 77,880.00 2,362,438.00 20,508,884.00 5,762,097.00 4,029,475.00
14 Zvicra 2,786,574.00 2,427,251.00
15 Franca 2,468,095.00 2,412,382.00 1,392,342.00 1,427,971.00
16 Italia 4,566,256.00 1,897,833.00
17 SHBA 1,969,510.00

Foshnja e Petarit është një nga 228 foshnjat e porsalindura me probleme të zemrës apo me probleme me të pamët që u dërguan për operacion jashtë vendit nga viti 2010 e deri tani.

Hulumtimi i SCOOP ka treguar se nga Maqedonia, në 6 vitet e fundit (2010-2015) për trajtim në 16 vende të botës janë dërguar 228 foshnja në moshë prej një dite deri në një vit, te të cilat janë zbuluar probleme të zemrës dhe probleme me të pamët.

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor, në vitin 2010 për trajtim jashtë vendit janë dërguar 93 foshnja, në vitin 2011 27 foshnja, në vitin 2012 62 foshnja, në vitin 2013 14 foshnja, në vitin 2014 28 foshnja dhe në vitin 2015, deri më tani 4 foshnja.

ORËT, E JO DITËT VENDIMTARE PËR SHPËTIMIN E FOSHNJAVE

-Po të vinit vetëm dy orë më vonë, për fëmijën tuaj nuk do të kishte shpëtim – më thanë mjekët në Spitalin e Kardiologjisë në Bullgari – thotë Petari, i lumtur që ka arritur ta shpëtonte jetën e fëmijës së tij tash gati dy vjeçare. Por, në të njëjtën kohë ai është i zemëruar dhe i indinjuar për sistemin shëndetësor dhe procedurat burokratike në Maqedoni, për shkak të të cilave vdesin foshnja sepse nuk arrijnë në kohë në operacionet emergjente jashtë vendit ose nuk kanë lidhje të mjaftueshme për të bërë atë që e ka bërë dhe e ka përjetuar ky baba i ri për foshnjën e tij të porsalindur.

Rrëfimi i Petarit rrallëkënd do ta lërë pa emocione: në të, në një vend përzihen ndjenja të ndryshme, të paktën unë kisha ndjenja të tilla duke dëgjuar se çfarë ka të më thotë Petari, nëpër çfarë ankthi ka kaluar derisa nuk ka shkuar fëmija e tij në operacion jashtë vendit.

Rastin e tij e mbajnë mend edhe në Klinikën në Shkup, ku është shtruar foshnja e tij.

– Babai ishte agresiv dhe zihej me të gjithë në klinikë derisa nuk shkoi foshnja në operacionin në Bullgari. Për këtë e mbajmë mend këtë rast – thonë nga Klinika e Fëmijëve në Shkup.

Foshnja e porsalindur e Petarit, e cila në momentet e zbulimit të problemeve serioze shëndetësore me zemër dhe frymëmarrje nuk ka pasur as emër, është vetëm një nga dhjetëra fëmijët e porsalindur të cilët kanë arritur të marrin dokumente dhe të shkojnë për trajtim jashtë vendit në llogari të Fondit të Shëndetësisë.

Megjithatë, një pjesë e foshnjave nuk kanë arritur deri në destinacionin e fundit në kohë dhe kanë vdekur.

Statistikat tregojnë se çdo vit në Maqedoni kanë vdekur nga 300 deri më 750 foshnja, kurse mbi 80 për qind e tyre kanë qenë për trajtim në ndonjë prej spitaleve në vend.

T-02: Foshnja të vdekura në gji në vitin 2013
T-02: Deaths and infant deaths, 2013
Komunat Gjithsej Foshnja të vdekura në gji Të trajtuara para vdekjes Të vdekura në institucionin shëndetësor
Total Infant deaths Medically treated before death
gjithsej mashkullore gjithsej mashkullore gjithsej foshnja në gji Deaths in medical institution
Total Male Total Male Total Infant
Republika e Maqedonisë  19 208  10 136   237   129  17 909   226  6 021
Shkup  4 732  2 527   66   34  4 514   66  1 798
Aerodrom   554   294   6   2   531   6   225
Butel   319   168   3   2   301   3   100
Gazi Babë   679   371   10   5   648   10   233
Gjorçe Petrov   387   214   1   370   1   144
Karposh   654   330   6   2   625   6   290
Kisela Vodë   622   330   2   2   600   2   216
Saraj   202   112   12   7   189   12   67
Qendër   625   326   7   1   606   7   266
Çair   524   293   15   12   489   15   194
Shuto Orizari   166   89   4   1   155   4   63
Haraçinë   59   33   6   3   53   6   18
Berovë   155   84   146   27
Manasrit  1 154   596   11   7  1 064   10   443
Bogdancë   98   58   1   1   88   1   13
Bogovinë   203   114   3   1   198   3   31
Bosilovë   118   61   108   24
Bërvenicë   125   52   120   27
Vallandovë   123   58   1   1   115   1   20
Vasilevë   108   60   104   30
Vevçan   30   12   29   5
Veles   641   347   10   7   613   9   259
Vinicë   180   106   1   170   1   53
Vraneshticë   20   10   20   6
Vrapçisht   178   82   1   172   1   42
Gjevgjeli   251   132   1   1   225   1   54
Gostivar   595   304   9   6   577   9   133
Gradsko   36   24   1   31   1   10
Dibër   140   75   1   1   133   1   61
Debarcë   101   50   1   90   37
Dellçevë   198   107   1   1   175   1   42
Demir Kapi   50   26   2   49   2   14
Demir Hisar   137   72   133   28
Dojran   45   23   1   37   1   6
Dollneni   146   76   4   1   121   4   38
Drugovë   58   30   1   1   55   1   14
Zhelinë   152   80   3   137   3   25
Zajas   77   35   74   24
Zelenikovë   35   22   3   2   33   3   13
Зрновци   28   13   27   4
Ilinden   136   83   2   1   132   2   41
Jegunoc   115   56   1   1   113   1   29
Kavadar   446   248   4   3   401   3   118
Karbincë   44   21   41   15
Kërçovë   251   131   7   2   235   5   71
Konçë   27   10   26   6
Koçan   414   233   4   2   392   3   159
Kratovë   106   47   1   94   1   17
Kriva Palankë   190   105   177   63
Krivogashtan   87   43   70   13
Krushevë   108   45   2   2   99   2   20
Kumanovë   990   516   16   7   938   16   306
Likovë   144   77   4   3   143   4   39
Llozovë   33   21   29   13
Mavrova dhe Rostushë   68   40   64   10
Makedonska Kamenicë   55   34   41   13
Makedonski Brod   100   49   93   25
Mogillë   86   50   1   1   76   1   23
Negotinë   173   95   2   2   161   2   44
Novac   68   33   63   18
Novo Sellë   137   72   127   25
Oslome   61   28   58   13
Ohër   589   280   5   3   551   4   277
Petrovec   68   36   67   22
Pehçevë   66   37   1   1   52   1   13
Plasnicë   23   8   22   11
Prilep   832   430   9   7   642   9   210
Probishtip   148   83   1   1   131   1   29
Radovish   246   124   2   221   2   66
Rankoc   52   19   1   50   1   13
Resnjë   218   114   204   60
Rosoman   33   21   31   12
Sveti Nikollë   180   110   1   161   1   61
Sopisht   56   35   1   1   53   1   15
Nagoriçan i Vjetër   105   59   103   20
Strugë   459   235   3   1   434   3   144
Strumicë   540   292   5   4   516   5   133
Studeniçan   96   52   4   3   90   4   24
Tearcë   192   97   1   190   1   40
Tetovë   734   389   15   10   707   14   210
Qendra Zhupë   35   17   2   35   2   15
Çashkë   84   40   7   4   74   6   25
Çeshinovo – Obleshevë   76   43   75   30
Çuçer – Sandevë   77   44   2   2   72   2   20
Shtip   487   265   5   1   444   4   191

Nga viti 1994 e deri në vitin 2013, në Maqedoni kanë vdekur 6.993 foshnja në gji. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, i cili në korrik të vitit 2014 i ka publikuar të dhënat e fundit mbi vdekshmërinë, në vitin 2013, si vit i fundit i përpunuar, kanë vdekur 237 foshnja. Nga kjo shifër, sipas të dhënave statistikore, 226 foshnja në gji kanë qenë për trajtim para vdekjes. Më shumë, 66 foshnja kanë vdekur në Shkup, 16 në Kumanovë, 15 në Tetovë, 10 në Veles, e pastaj vijojnë qytetet e tjera.

“Fëmija im ka lindur në periudhën e verës, në një klinikë private në Shkup. Ky është fëmija ynë i dytë dhe lindja kaloi mirë. Unë sapo u ktheva në shtëpi dhe përgatitesha për të qerasur kur mora një telefonatë urgjente nga Klinika për t’u kthyer mbrapa për shkak se fëmija ka marrë komplikime me frymëmarrjen, i tërë ka qenë i mavijosur dhe urgjentisht duhej të transportohej në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike”, – thotë Peteri, duke shpjeguar fillimin e problemeve me të cilat është ballafaquar.

NË “LUFTËN” MIDIS SHËNDETËSISË PRIVATE DHE ASAJ PUBLIKE VUAJNË PACIENTËT

-Menjëherë u ktheva në Shkup dhe atëherë filloi golgota ime. Në Klinikën e Fëmijëve ku ishte transferuar foshnja, më pritën me një breshëri akuzash se duam që fëmijët tanë të lindin në klinikat private, kurse tani, kur paraqiten komplikime menjëherë ata dërgohen në Klinikën e Fëmijëve. Diagnoza ishte dështuese, probleme me zemrën dhe organet e frymëmarrjes, mungesa e oksigjenit në trup dhe për këtë arsye është i nevojshëm operacioni urgjent, i cili nuk kryhet në vend, kurse klinika më e afërt është në Sofje, Bullgari, e cila ka një rezultat të konsiderueshëm në operacione të foshnjave dhe ku janë dërguar shumë fëmijë deri më tani – thotë Petari.

Edhe pse i tërë i humbur dhe siç thotë, i lënë vet në Shkup, ka filluar përgatitjet urgjente për të përgatitur fëmijën për operacion jashtë vendit. Ai ka bërë organizime për t’ia dhënë emrin foshnjës, për të marrë certifikatën e lindjes, e pastaj me certifikatën e lindjes për të kërkuar edhe pasaportë për një fëmijë që ka dy ditë, e cila pa atë dokument nuk do të jetë në gjendje për të lënë klinikën dhe vendin.

Shkalla e fëmijëve që kanë lindur me probleme kardiovaskulare dhe të cilët kanë nevojë për mbështetjen e oksigjenit në periudhën e fundit është rritur, konfirmojnë edhe nga Klinika e Fëmijëve në Shkup, prej nga të gjitha rastet e tilla deri në vitin 2013 i kanë dërguar për operacione në Bullgari.

 

Aspazija-Sofijanova

-Ka një trend të rritjes së numrit të sëmundjeve të zemrës tek fëmijët duke filluar që nga lindja. Në ambulancat, në Departamentin e Kardiologjisë Pediatrike dhe Reumatologjisë me ekokardiografë në vit kontrollohen midis 3500 dhe 4000 fëmijë. Nga ata, tek rreth 220-250 fëmijë përcaktohet diagnoza e sëmundjeve të lindura të zemrës. Te 70 deri më 100 prej këtyre fëmijëve është i nevojshëm operacioni kardiak apo ndërhyrje. Një pjesë e vogël e këtyre fëmijëve janë me defekte më të rënda të zemrës dhe kanë edhe probleme të frymëmarrjes që kërkojnë mbështetje të oksigjenit. Deri në vitin 2013, këta fëmijë janë operuar në Bullgarinë fqinje, kurse tani mundësinë e operacionit e ka edhe në vend – shpjegon Aspazija Sofijanova, drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve në Shkup.

 

Mjekët e Klinikës së Fëmijëve një pjesë të arsyeve për rritjen e numrit të keqformimeve e gjejnë në faktorin gjenetik, në sjelljen dhe edukimin e prindërve, por në një masë të madhe edhe te gjinekologët amë, të cilët duhet patjetër t’i zbulojnë dhe të detektojnë herët problemet te foshnjat.

Ata janë decidë se rasti me fëmijën e Petarit nuk do të zhvillonte ashtu në qoftë se gjinekologu e kishte zbuluar anomalinë e zemrës në kohë.

-Një problem i tillë nuk guxonte të mos shihej. Ky është një shembull klasik shkollor i gabimit në evidencën dhe kontrollimin e shtatzënisë, për të cilin rast është dashur të njoftohen edhe prindërit, por edhe të përgatitet një ekip i cili do të intervenojë shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme pas lindjes së fëmijës, që të mos kemi situata të tilla, që prindërit të reagojnë për mjekët të cilët e kanë shtruar në Klinikën e Fëmijëve, e jo në Klinikën ku është monitoruar shtatzënia – thekson një mjek nga klinika, i cili ka ndjekur rastin e fëmijës, pasi ajo është transferuar te ata.

FOTOGRAFIM PËR PASAPORTË NË DEPARTAMENTIN E KUJDESIT INTENSIV
Petari thotë se në procedurën e sjelljes së foshnjës për operacion në Bullgari është ballafaquar me pengesa të vogla, por ka pasur pengesa në çdo hap.

-Kam parashtruar kërkesë për lëshimin e pasaportës me procedurë të shpejtë në MPB, por këtu kam hasur në problem: si të fotografohet për pasaportë një foshnjë e porsalindur? Të punësuarit në departamentin e pasaportave më këshilluan ta çoj fotografin policor për ta fotografuar foshnjën në Departamentin e kujdesit intensiv. Kështu edhe bëra, me të gjitha forcat e kam gjetur fotografin i cili tashmë ka shkuar në shtëpi, ai bëri fotografi të foshnjës dhe e filluam procedurën për të bërë kontakt me klinikën bullgare. Është dashur të reagojmë shpejt, për shkak se fëmija merrte terapi me të cilën futej oksigjen në trupin e tij, por ajo terapi mund të jepej më së shumti deri në 7 ditë, sepse merrja më e gjatë i shkatërron mushkëritë – shpjegon Petari.

fondzazdravstvo

Pediatrët dhe kardiologët nuk mund të konfirmojë nëse medikamenti me të cilin sigurohet oksigjeni në trupin e foshnjës duhet të jepet vetëm 7 ditë. Në kontaktet me ta, në kuadër të hulumtimit tonë kanë treguar për një rast me një foshnjë me probleme të këtilla, e cila është operuar me sukses në Maqedoni dhe ka përdorur këtë medikament për 45 ditë, deri në operacion.

Rasti i Petarit megjithatë ka filluar të komplikohet në Klinikën e  Fëmijëve, ku, siç shpjegon, drejtoresha Sofijanova i ka thënë se foshnja nuk mund të shkojë për operacion në Bullgari, por se do të duhet të presë rreth një muaji e gjysmë derisa të vijnë kirurgët amerikanë, të cilët do të kryejnë operacionin në Shkup.

-Unë nuk e di se si e mbajta kontrollin që të mos reagoj edhe më ashpër. Më u rrënua e gjithë bota mbi kokë. Edhe pse janë nënshkruar tre mjekë nga Klinika e Fëmijëve se foshnja duhet të operohet urgjentisht jashtë vendit, tani, gjithçka varej nga vullneti i drejtoreshës dhe nënshkrimi i saj, e cila refuzonte të nënshkruante, kurse me çdo orë të kaluar shkurtohej jeta e fëmijës sime – thotë Petari.

Në ato disa ditë, ai ka arritur t’i përdorë të gjitha lidhjet e tija miqësore dhe të komunikojë me njerëzit e parë në Ministrinë e Shëndetësisë, me njerëzit e Fondit të Shëndetësisë dhe të sigurojë një nga drejtorët të cilët janë nënshkruar për sjelljen e foshnjës për operacion jashtë vendit.

– Drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve jo vetëm që refuzoi të nënshkruante, por m’i hodhi dokumentet në dysheme dhe tha se foshnja do të mbetet në klinikë. Në këtë moment unë nuk e di në të vërtetë se si e mbajta kontrollin që të mos bëja një incident më të madh. Nuk besoja se një njeri që mban një mantel të bardhë mund të jetë aq mizor dhe jo human. Kam qenë i gatshëm për të marrë foshnjën me makinën time dhe ta çoj në Bullgari. Fondi, sa edhe të thoshte se punon me procedurë të shpejtë, kërkonte mendime për operacion nga klinikat private në Maqedoni dhe pasi thanë se ky operacion nuk kryhet te ne, filluan një procedurë ndërkombëtare – pohon babai Petar.

Drejtoresha e Klinikës, d-r. Sofijanova thotë se mendimin për trajtim jashtë vendit e nënshkruan një konsilium i përbërë nga tre mjekë të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve nga Departamenti i kardiologjisë dhe kirurgu Vlladimir Çadikovski nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve, kurse pas mendimit paraprak të ekipit amerikan nga Fondacioni Bill Novic Cardiac Alliance me të cilin Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratë për operim të fëmijëve në vend për të shmangur shpenzimet shtesë jashtë vendit.

-Nëse këta mjekë mendojnë se fëmija për shkak të urgjencës ose komplikimit të operacionit duhet të operohet jashtë vendit, nënshkrimi i drejtoreshës në këtë mendim konsultativ është vetëm një formalitet. Por, në qoftë se mjekët dhe kirurgu mendojnë se operacioni nuk është urgjent dhe fëmija mund të operohet në vend, kurse ekipi i kirurgëve amerikanë e konfirmon atë, nuk kemi arsye që të japim një mendim konsultativ. Së pari, për shkak se ajo nuk është e ligjshme, dhe së dyti, për shkak se ajo nuk është korrekte ndaj fëmijëve të tjerë – thotë d-r Sofijanova.

Fondi i Shëndetësisë, i cili në fund e zbaton gjithë procedurën dhe paguan trajtimin, thotë se mbështetet në mendimin e mjekëve kompetentë të fushës përkatëse.

-Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë, gjatë vendosjes nëse do ta dërgojë të siguruarin për trajtim jashtë vendit merr parasysh dokumentacionin mjekësor, përkatësisht mendimin konsultativ për gjendjen shëndetësore të të siguruarit. Pasi do të kryhet trajtimi jashtë vendit, gjendjen shëndetësore e ndjekin personat kompetentë shëndetësorë, mjeku amë, mjekë-specialistë dhe Klinika Universitare e cila e ka dhënë mendimin konsultativ – iu përgjigjën nga Fondi pyetjes së parashtruar nga ana e SCOOP-it.

Babai Petar pretendon se nuk kanë përfunduar gjërat as kur i ka marrë mendimin konsultativ dhe miratimin e Fondit të Shëndetësisë për operim të foshnjës në Sofje.

-Kur pas disa ditësh lutje dhe presione, në ditën e gjashtë kemi arritur të mbledhim dokumentet dhe opinionet, nga Klinika më informuan se nuk kanë pasur autoambulancë për të transportuar foshnjën në Sofje. Atëherë, drejtori i klinikës ku lindi fëmija i telefonoi drejtoreshës së Klinikës së Fëmijëve dhe kështu u sigurua një automjet. Vozita si i çmendur duke e ndjekur autoambulancën deri në Sofje. Foshnja ishte operuar, kurse pas operacionit doli mjeku dhe më tha se foshnja jonë ka qenë me fat. “Po të vinit vetëm dy orë më vonë, për foshnjën nuk do të kishte shpëtim” – më tha mjeku, më shpjegon Petari, derisa përpiqem t’ia mos takoj shikimin, sepse rrëfimi i tij nuk më la indiferent.

Por, për fat të keq, dy foshnja të cilat nga ajo periudhë nga Maqedonia ishin në spital në Sofje nuk mbijetuan, thotë Peteri.

Nga Klinika e Shkupit konfirmojnë se gjatë kësaj periudhe ka pasur një rast të vdekjes së një foshnje, edhe atë gjatë transportimit të saj në Bullgari.

-Foshnja ishte në gjendje shumë kritike shëndetësore. Gjatë natës, mjeku kujdestar disa herë e ka ringjallur në klinikë, e ka kthyer në jetë. Atë ua kanë thënë prindërve, të cilët janë nënshkruar se pajtohen me gjithë rrezikun që foshnja të transportohet në Bullgari. Kemi bërë gjithçka gjatë rrugës, e kemi ringjallur pothuajse në çdo mbikalim, por për fat të keq foshnja vdiq gjatë rrugës – tregon mjekja e cila ka qenë e detyruar për transportin e foshnjës gjatë rrugës.

Drejtoresha Sofijanova thotë se për çdo fëmijë për të cilin ka pasur nevojë të dërgohet për trajtim me një automjet transportues ka pasur miratim, madje ka pasur edhe raste kur nuk ka pasur miratim nga Fondi i Shëndetësisë, kurse fëmijët janë transportuar deri në qendrat mjekësore ku është dashur të trajtohen. Në rastin konkret, për këtë foshnjë, thekson Sofijanova, është siguruar një automjet dhe me një mjek nga kujdesi intensiv dhe kujdesi mjekësor, është transportuar në Bullgari.

-Atë gjë për të cilën angazhohem unë është thjeshtëzimi i procedurave burokratike, sepse fëmijët janë më të rëndësishme për mua – thotë Sofijanova.

Nga FSSHM-ja përgjigjen se procedura për miratimin e një vendimi me të cilin i siguruari do të dërgohet për trajtim jashtë vendit zakonisht zgjat 45 ditë, në të cilin afat kompletohen dokumentet.

-Të siguruarit në moshën 1 vjeçare të cilët kanë pasur nevojë për trajtim jashtë vendit, i cili nuk ka pasur mundësi të kryhet në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë menjëherë pas zbatimit të procedurës janë dërguar në trajtimin e duhur jashtë vendit – iu përgjigjën nga FSSHM-ja.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Petari rrëfen se është paraqitur nevoja për një medikament shtesë të cilin është dashur ta merrte foshnja, një lloj kapsulash që kanë kushtuar rreth 500 denarë, por ato i ka pasur vetëm një barnatore në Maqedoni.

-Mezi i kanë gjetur të afërmit e mi në Shkup dhe m’i kanë dërguar. Në atë periudhë foshnja ime mori një pjesë të kapsulave që kanë mbetur nga një foshnjë nga Maqedonia që vdiq. Gjithë terapinë që e blemë e lëmë në spital duke u shpresuar se do të ndihmojnë një fëmijë tjetër. Në kthim për në shtëpi, na takoi një mjek nga klinika i cili na tha se ka baktere në Klinikë dhe se duhet ta marrim fëmijën në shtëpi dhe të mos hyjmë në klinikë me të. E dëgjuam. Fëmija ynë tani është në gjendje të shkëlqyeshme, shkojmë vazhdimisht në kontrolle, jemi të lumtur se sa është aktive, por të pikëlluar që në të njëjtën kohë për shkak të pengesave burokratike vdiqën dy foshnja nga Maqedonia – përfundon rrëfimin e tij Petari.

NUK KA TË DHËNA PËR SUKSESIN E OPERACIONEVE NDAJ FOSHNJAVE

deca sofija

Klinika e Kardiologjisë në Bullgari, ku operohen foshnjat nga Maqedonia të cilat kanë probleme me zemrën është një institucion publik. Një nga kirurgët është maqedonas. Megjithatë, nuk ka të dhëna se sa operacione janë kryer në klinikën në Sofje dhe sa është përqindja e suksesit. Në faqen e internetit të klinikës mund të gjenden të dhëna se vdekshmëria pas operacioneve të kryera është 8 për qind.

Klinika e Sofjes nuk iu përgjigj pyetjeve tona lidhur me numrin e fëmijëve të operuar nga Maqedonia dhe përqindjen e suksesit të operacioneve.

Nuk ka të dhëna as në Klinikën e Fëmijëve për atë se sa fëmijë janë dërguar për operim dhe sa prej tyre janë operuar me sukses.

-Të dhëna statistikore për suksesin e operacioneve në Bullgari deri në vitin 2013 në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve nuk ka – thotë d-r. Aspazija Sofijanova.

sgrada

Sipas të dhënave të Klinikës së Fëmijëve deri në vitin 2013 të gjithë fëmijët me probleme kardiovaskulare janë dërguar për trajtim jashtë vendit, më së shpeshti në Sofje. Nga gjysma e dytë e vitit 2013, çdo fëmijë për të cilin kirurgët amerikanë do të japin pëlqimin e tyre, operohet në kuadër të qëndrimit të tyre në Maqedoni. Nga Klinika thonë se fëmijët vihen në listat për operim dhe ato varen nga mosha e fëmijës dhe llojin e ndërhyrjes: një pjesë e operacioneve bëhen menjëherë pas lindjes, disa në moshë prej 4 deri më 7 muaj, e një pjesë pasi fëmijët do të mbushen një vit.

-Nëse kemi një rast i cili nuk mund ta presë ekipin amerikan, fëmija dërgohet menjëherë në operim jashtë vendit. Nëse fëmija është në gjendje stabile, ai dërgohet me automjetin e prindërve ose me një automjet transportues në Sofje. Nëse në Sofje mendojnë se bëhet fjalë për një operacion serioz dhe nuk kanë mundësi për ta bërë atë, fëmija dërgohet për trajtim në Angli. Atje udhëtohet me një fluturim komercial ose me një fluturim të veçantë mjekësor në rast se bëhet fjalë një pacient të rëndë. E gjithë procedura për rastet urgjente nuk zgjat më shumë se një javë – shpjegojnë nga Klinika e Fëmijëve.

Që nga shtatori i vitit 2013, pas ardhjes së kirurgëve amerikanë në Maqedoni, në Londër, si raste të rënda të operacionit janë dërguar 5 foshnja, nga të cilat një me transport mjekësor. Në këtë rast, Fondi ka paguar rreth 80 mijë funtesh, por çmimet përfundimtare varen nga trajtimi pas operacionit dhe nga qëndrimi në Klinikën e Londrës.

Në të njëjtën periudhë, pas vitit 2013, në Sofje janë dërguar dhjetëra fëmijë. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë transportuar me automjetin e Klinikës. Operacionet dhe qëndrimi kanë kushtuar midis 20 dhe 30 mijë euro.

Sipas të dhënave të Fondit të Shëndetësisë, 228 foshnjat nga viti 2010 e deri tani janë dërguar për mjekim në: Austri, Çeki, Belgjikë, Bullgari, Gjermani, Greqi, Kroaci, Izrael, Rusi, Slloveni, Serbi, Turqi, Britani të Madhe, Zvicër , SHBA, Francë dhe Itali. Të gjithë kanë pasur probleme me zemrën apo me të pamët.

Për trajtimin e foshnjave, në vitin 2011 janë paguar 1.755.205 euro, në vitin 2012 për trajtim jashtë vendit janë paguar 1.697.438 euro, në vitin 2013 janë paguar 2.872.653 euro, në vitin 2014 janë paguar 2.824.118 euro, dhe në vitin 2015 Fondi për të trajtuar foshnjat jashtë vendit ka paguar 744 555 euro.

Në këtë periudhë gjithsej janë paguar 9.893.969 euro për të trajtuar foshnjat jashtë vendit.

Në operacionet që i kryejnë kirurgët amerikanë, projekt i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në të cilin janë përfshirë tre spitale: Spitali për sëmundje të fëmijëve, Spitali i kirurgjisë së fëmijëve dhe Spitali KARIL, është regjistruar një rast i vdekjes pas operacionit, ndërsa një foshnjë ka vdekur para se të përgatitej për operacion.

Mjekët e përfshirë në gjithë procesin e përkujdesjes, trajtimit dhe operimit të foshnjave rrëfejnë se edhe ata janë nën presion të vazhdueshëm të punës, kryesisht e kuptojnë nervozen dhe zemërimin e prindërve, por pak njerëz e kuptojnë pozicionin e tyre se ata janë këtu për të intervenuar, për të ndihmuar të korrigjohet diçka që mund të korrigjohej para kohe me monitorim të drejtë të shtatzënisë apo me edukim të prindërve.

-A mund të imagjinoni se si ndihem unë, si një njeri i cili e ka kaluar gjithë ditën në sallën e operacionit, që ka dhënë më të mirën për të shpëtuar jetën e dikujt, por jo gjithmonë kemi sukses në atë, të ballafaqohem me prindërit, t’i njoftoj se foshnja e tyre ka vdekur, të kthehem përsëri mbrapa në sallë dhe të vazhdoj të operoj ndonjë rast tjetër dhe në fund të ditës të shkoj në shtëpi dhe të ballafaqohem me familjen, dhe mbi ta të mos e përcjellë ngarkesën e punës. Edhe ne jetojmë me këto probleme – thotë një nga mjekët e përfshirë në operacionet e foshnjave.

Statistikat shtetërore kanë llogaritur se shkaqet më të shpeshta të vdekjes te popullata e Maqedonisë janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, e pastaj vijojnë neoplazmat, sëmundjet endokrine, nutritive dhe metabolike si dhe sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes.

Nëse analizohet vdekshmëria e foshnjave në gji, do të vërehet se shifrat e më shumë se 700 foshnja të vdekura në vitin 1994 reduktohen në mënyrë drastike, por ka edhe një dallim drastik prej 237 ose 230 foshnja të vdekura në vitin 2012 dhe 2013, kundrejt 185 dhe 172 në vitin 2010 dhe 2011.

Problemi me mbrojtjen e fëmijëve dhe trajtimin e tyre jashtë vendit u aktualizua pas vdekjes së vajzës 9 vjeçare Tamara Dimovska nga Velesi, e cila u refuzua disa herë për të shëruar jashtë, me arsyetimin se në Maqedoni do të hapet një qendër në të cilën do të operohen fëmijë që kanë probleme me kurrizin.

Vendimi i Fondit për të lejuar trajtimin e vogëlushes Tamara në Turqi arriti pas vdekjes së saj, që shkaktoi një sërë protestash nga ana e qytetarëve të cilët kërkonin dorëheqje dhe përgjegjësi nga drejtorët e Fondit të Shëndetësisë dhe Komisioneve mjekësore që vendosin për trajtimin e fëmijëve.

Dorëheqje dhanë drejtorët e atëhershëm të Fondit, Maja Parnarxhieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi. Pas dorëheqjeve të tyre, për gati dy muaj, Qeveria emëroi katër u.d. drejtorë të këtij institucioni.

Vogëlushja M. së bashku me nënën e saj doli në protestën pas vdekjes së vogëlushes Tamara Dimovska nga Velesi, në të cilën protestë qytetarët kanë treguar karton të kuq për bartësit e funksioneve në institucionet shëndetësore. Vogëlushja M. një ditë do të dijë se pse nëna e saj e mori atë në tubim ku shumë fëmijë me nënat dhe baballarët e tyre kishin dalë me kartonë të kuq në duar.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Lajme të ngjashme

Back to top button