Dy dënime të përjetshme dhe 92 vite burg për 13 të akuzuarit në “Detonator”

Dy dënime të përjetshme dhe gjithsej 92 vite burg për 13 të akuzuarit në rastin “Detonator” ka shqiptuar këshilli gjyqësor në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Dy të akuzuarit me dënim të përjetshëm janë në arrati.

Burgim i përjetshëm i është shqiptuar Sasho Stojçevski dhe Simon Mihaillov.

4 do të kryejnë dënimin 12.5 deri në 14.5 vjet, ndërsa pjesa tjetër e të dënuarve u dënua me 1.3 dhe 9.5 vjet burg.

Aksioni “Detonator” u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Të dënuarit akuzoheshin për  vrasje, dhënje të parave me kamat, zhvatje, dhuna dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Gjatë procesit të gjykimit të akuzuarit kanë pohuar se janë të pafajshëm dhe se dëshmitari kyç i cili disa herë përjetoi  atentat domethënë  gënjente.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button