Sulme me “bomba fuçi” në Siri, humbin jetën 14 persona

Në një sulm të ndërmarrë me “bomba fuçi” nga një helikopter i ushtrisë siriane në qytetin Dejru’z Zor në jug të vendit kanë  humbur jetën 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm Revolucionit sirian theksohet se helikopteri i ushtrisë siriane ndërmori një sulm me “bomba fuçi” ndaj objektivave nën kontrollin e opozitarëve në qytetin Dejru’z Zor.

Në sulm humbën jetën 14 persona, ku 8 prej tyre fëmijë, dhe gjithashtu theksohet se janë plagosur dhjetëra të tjerë, dhe se në rajonin në shënjestër kanë ndodhur dëme të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button