Francë, ndalohet me ligj hedhja e ushqimeve

Para disa kohëve ishte diçka e zakontë që nëpër rrugët e Francës të gjeje tonelata ushqimesh të flakura, për faktin se nuk ishin shitur apo u kishte kaluar një ditë nga afati i skadencës.

Por tani një gjë e tillë nuk do të jetë më e mundur, pasi një ligj i ri në Francë e dënon fuqishëm flakjen e ushqimeve.

Konkretisht ligji ndalon supermarketet e mëdha nga abuzimi me ushqimet. Pra, këtyre subjekteve që kanë një hapësirë mbi 400 metra katrorë do të detyrohen që të dhurojnë ushqimet e pa shitura apo ato që janë shumë pranë afatit të skadencës njerëzve të pastrehë, organizatave të bamirësisë, apo mund t’ua japin si ushqim kafshëve dhe sektorëve të bujqësisë, raporton Top Channel.

Mosrespektimi i këtij ligji i ekspozon përgjegjësit me minimum 2 vite burg apo gjoba prej 75 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button