Muslimanët Rohingya që janë larguar nga dhuna në Mianmar, luftojnë për mbijetesë në Malajzi

Një numër i madh i muslimanëve Arakan (Rohingya) të cilët janë larguar nga dhuna në Mianmar, luftojnë për mbijetesë në Malajzi, ku ata kanë ardhur me anije, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët Arakan të cilët kanë ardhur në rendin e ditës në arenën ndërkombëtare me pamjet e tyre ku ata luftojnë për mbijetesë në anijet ku ata janë bllokuar pa ujë e pa ushqime në mes të oqeanit në rajonin Açe të Indonezisë, për shkak të presioneve të qeverisë së Mianmarit ata mundohen të dalin jashtë vendit në mënyrë ilegale me anije.

Në muajt e fundit në rajonin Stepak në rrethinat e kryeqytetit Kuala Lumpur të Malajzisë ku janë duke ardhur një numër i madh muslimanësh Arakan, të cilët janë dëbuar nga qeveritë në vendet e tyre duke marrë me qera baraka të improvizuara mundohen të vazhdojnë jetën e tyre në kushte të vështira.

– “Disa nga ne duke mos i rezistuar urisë humbasin jetën”-

Rehina Begam, një nga Rohingyat që vazhdon jetën në arrati në Kuala Lumpur duke theksuar se ata janë nisur në një udhëtim që as ata vetë nuk e njohin për shkak të dhunës së ushtruar nga qeveria në vendin e tyre ai shprehu se: “Na kanë dëbuar nga vendi ynë. Edhe ne jemi nisur në një udhëtim dhe po ikim drejt të një pa-diture. Ata që nuk pranojnë të ikin i burgosin, gratë i përdhunojnë. Trafikantët mafiozë të qenieve njerëzore na marrin dhe na nxjerrin në një udhëtim i cili zgjat 1 muaj duke u ushqyer vetëm me oriz. Disa nga ne duke mos i rezistuar urisë humbasin jetën”.

Ndërsa një tjetër musliman Rohingya, Muhammed Huseyin duke theksuar se në vendin e tyre nuk i japin as kartë identiteti dhe se ushqimet në anije janë shumë të pakta ai shpreh se “Nuk na trajtojnë si njerëz. Nuk mund të kërkojmë asnjë të drejtë. Zgjidhjen e gjejmë duke u strehuar tek trafikantët. Për tu larguar nga vendi na kërkojnë 3 mijë dollarë, edhe ne jemi të detyruar tia japim. Në këtë udhëtim të vdekjes janë nisur 7 mijë persona”.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (BMMYK), ka njoftuar se ndodhen ende 2 mijë muslimanë Arakan (Rohingya) dhe qytetarë nga Bangladeshi të braktisur në detin e Azisë Juglindore. Ndërsa vendet e rajonit theksojnë se kanë shpëtuar mbi 4 mijë emigrantë.

Lajme të ngjashme

Back to top button