Cipras takon Merkel dhe Hollonde

Samiti i liderëve te BE ne Letoni per partneritetin me lindjen i shërbeu kryeministrit grek Cipras te takohej me kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Hollonde, por bisedimet nuk sollën ndonje te re per Greqine.

Athina synon te përfitoje nje pakete te re ndihmash prej 7,2 miliard euro ne këmbim te reformave, ndërsa kreditoret nuk jane te bindur plotësisht per reformat e realizuara. Cipras ishte i sigurte per gjetjen e nje zgjidhjeje te qëndrueshme dhe te zbatueshme pa përsëritur gabimet e se shkuarës, por optimizmi i tij u shua nga deklaratat e kancelares Merkel. Ajo e vlerësoi takimin miqësor dhe konstruktiv, por shtoi se Greqia ka ende pune per te bere.

Marrëveshja e arritur ishte qe bisedimet te vazhdojnë. Franca dhe Gjermania do t’i ofrojne vendit mundësinë te diskutoje çdo çështje dhe te japë ndihme, por konkluzionet duhet te gjenden mes institucioneve dhe duhet pune intensive. Me kreditoret mbeten çështje te hapura përfshire edhe ajo e pensioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button