Nikolliq: Ideatorët e “Shqipërisë së Madhe” nuk pushojnë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se sulmet e fundit “terroriste” në rajon, siç u është referuar ai përleshjeve të armatosura në Kumanovë të Maqedonisë, tregojnë se ideatorët e “Shqipërisë së Madhe” nuk pushojnë.

“Sulmet terroriste, si dhe provokimet e paramenduara me rastin e ardhjes së delegacionit nga Tirana (në Beograd) janë sinjal se gjithë rajoni është në rrezik. Mendoj se këtë problem duhet ta kundërshtojnë bashkërisht të gjitha vendet që kanë numër të konsiderueshëm të banorëve shqiptarë”, ka thënë Nikolliq në një intevistë për agjencinë italiane Ansa, në prag të vizitës së presidentit të Italisë në Serbi, Sergio Mattarella, transmeton B92.

Nikolliq ka shtuar se Serbia i është përkushtuar rrugës evropiane dhe, sipas tij, ka bërë mjaft për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila kërkon zbatimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Back to top button