Lëndohet rënd një punonjës i EVN-së në Gostivar

Të premten rreth orës 11, në rrugën Zhivko Brajkovski në Gostivar, gjersa ka qenë duke punuar në rrjetin elektrik, 37 vjeçari me inicialet S.B nga Kërçova punonjës i EVN-së ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në ato momente, 37 vjeçari ka qenë i hipur në shkallë dhe pasi ka humbur baraspeshimin dhe ka rënë. Gjatë rënies, këmba e djathtë i ka ngecur në shkallë dhe për pasojë është lënduar rëndë. Me të shpejt është hospitalizuar në Spitalin e Gostivarit dhe pas dhënies së ndihmës së shpejt është dërguar në Spitalin e Shkupit ku dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në vendngjarje kanë dalur prokurori publik, ekipi i krim teknikës, inspektori i punës dhe mbrojtjes gjatë punës. Është kryer ekspertizë dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Jo më larg se para dy javësh, në Gostivar u regjistrua një aksident tjetër i kësaj natyre, por me pasoja vdekjeprurëse. Një 62-vjeçar nga Gostivari, banor i lagjes “Tullana”, gjersa ishte duke kryer punë ndërtimore në çatinë e shtëpisë së një familjari, ishte rrëzuar duke gjetur vdekjen në vendngjarje. Ky ishte rasti i dytë tragjik nga katër aksidentet e regjistruara gjatë punës brenda vitit në regjionin e Gostivarit. Ndërkohë, vitin e kaluar, në rrethinën e Gostivarit ka pasur 20 fatkeqësi, në të cilat janë lënduar po kaq punëtorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button