Gjykata speciale mund ta “Stopojë” rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE

Ditëve të fundit sikur është bërë thirrje e pamenduar mire nga institucionet me të rëndësishme të Republikës se Kosovës në lidhje me Gjykatën Speciale e cila sipas tyre do ta pastronte Imazhin e Kosovës, dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo asnjëherë nuk është thëne se çfarë në të vërtet sjellë kjo gjykatë, apo si do të integrohet në sistemin unik gjyqësor të Kosovës? Një veprim i pamenduar mire mund edhe të sjellë telashe të mëdha në rrugën e vendit drejtë Integrimit në BE, dhe fazat që Kosova duhet të kalojë në procesin e integrimit evropian e që duhet të jenë në përputhje më kriteret e Kopenhagës e në veçanti me të drejtën e BE-së.

Ideja për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Kosovën që më vonë u quajt Gjykata e veçantë apo speciale, fillimisht ishte prezantuar dhe ka rrjedhë në bazë të hetimeve të iniciuara nga Këshilli i Evropës, që si bazë kishin dyshimet e supozuara të zviceranit Dick Marty mbi trafikim organesh, mirëpo tani ende opinioni ende nuk e ka të qartë se çfarë statusi do të këtë kjo gjykatë dhe kush do ta mbikëqyre atë?

Nëse kemi të bëjmë me një Gjykatë apo Tribunal ndërkombëtar e cila është jashtë kompetencave të BE-së atëherë drejtësia në Kosovë do të jetë e paralizuar dhe nuk do mund që të miratojë ligje të cilat janë në përputhje me BE-në dhe të drejtën evropiane, pasi një gjykatë e tillë me shumë do të behet objekt kushtëzimi për palën kosovare se standarde të mirëfillta.

Maratona e rasteve të cilat gjykohen në këtë gjykatë, do të jetë aq e gjatë sa komplet maratona e rasteve të gjykimeve që nga paslufta, dhe krahas kësaj 5 vendet anëtare të BE-së qe ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do t’ia barrikadojnë rrugën e integrimit evropian të saj me kushtëzime të parealizueshme apo vështir të realizueshme për vendin. Prandaj edhe pse evitimi i kësaj gjykate është i pamundur për shkak të dështimit të sistemit gjyqësor të vendit, duhet ditur qartë se rruga e Kosovës drejtë procesit të integrimit në BE do të jetë e stopuar se paku edhe për 10 vitet e ardhshme. Prandaj e rënd apo jo, Gjykata Speciale edhe përkundër thirrjeve evropiane dhe ndërkombëtare do jete një realitet i hidhur për qytetaret e vendit, dhe qeveria, në 10 vitet ardhshme në vend që të merret me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reformat në administratën publike dhe standarde të tjera të kërkuar nga Brukseli, do të merret me gjykuesit dhe të gjykuarit dhe ankthin e madh se kush do ta këtë radhën!

E vërteta për qytetarët është se sidomos në 4 vitet e fundit kemi dështuar të tregojmë pjekuri në ngritjen e kapaciteteve shtetërore dhe bashkëpunimin e qartë më Brukselin dhe misionin EULEX në Kosovë për vendosjen e rendit dhe ligjit në vend, dhe Gjykata Speciale nuk do jetë pastrim i Imazhit të vendit tonë, por dështim i lidershipit kosovar qe tash e 16 vite kanë hezituar të merren edhe me raste të ndjeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button