Velanoski nga Tirana: Shkatërruam grupin që destabilizonte Maqedoninë

­ Asambleja Parlamentare e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, paraqet hap të ri të rëndësishëm në shndërrimin e rajonit në një zonë paqeje, stabiliteti, solidariteti dhe bashkëpunimi të mirë fqinj, në interes të qytetarëve dhe shteteve tona, si dhe të Evropës në tërësi.

Këtë mesazh e dërgoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski në fjalimin e Sesionit të dytë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që mbahet në Tiranë, të Republikës së Shqipërisë.

“Parlamentet, si përfaqësues të drejtpërdrejt të qytetarëve, e kanë rolin kyç për t’i interpretuar parimet, standardet dhe vlerat evropiane në jetën e përditshme. Republika e Maqedonisë ka bërë hap të madh në miratimin e standardeve evropiane në fusha të shumta, si dhe se është e përgatitur dhe ka kapacitet për plotësimin e tyre të plotë”, tha Veljanoski.

Ai theksoi se progresi i popujve të rajonit në kushte të paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit është përcaktim i ynë i përbashkët dhe se duke e pasur parasysh se akoma nuk janë mënjanuar rreziqet për destabilizim, vijmë deri te çështjet më të rëndësishme për një rajon ­ paqe dhe stabilitet.

“Për fat të keq, pak kohë më parë në Republikën e Maqedonisë në mënyrë tragjike jemi ballafaquar me këtë fakt, por e parandaluam eskalimin e tensioneve. Me aksionin profesional të policisë u shkatërrua një grup kriminalo­terrorist i cili pati për qëllim t’i shkaktojë dëm të madh Republikës së Maqedonisë, ndërsa paraqiste rrezik edhe për mbarë rajonin. Kjo ngjarje pakëndshme akoma më shumë e thekson nevojën e integrimit të shpejtë të rajonit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha kryetari i Kuvendit.

Shtoi se edhe situata momentale politike në Republikën e Maqedonisë kontribuon për përkeqësimin e mirëqenies së përgjithshme të shtetit dhe përkujtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar, opozita vendosi të marrë pjesë në punën e Kuvendit. Në ndërkohë, tha, disa herë edhe me ndihmën e miqve evropianë bëjmë thirrje për dialog politik i cili duhet të zhvillohet në parlament, gjegjësisht në institucione.

“Në vijim janë negociatat midis të dyja palëve me ndihmën e ndërmjetësve të Parlamentit Evropian dhe shpresoj se liderët politik do të gjejnë zgjidhje të vërtetë”, nënvizoi Veljanoski.

Ai theksoi se situata status­kuo në integrimet euroatlantike për Maqedoninë dhe vendet e rajonit krijon frustrime dhe na bën të prekshëm dhe të nënshtruar ndaj përpjekjeve për destabilizim. Vlerëson se në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohemi, na nevojitet dhe e presim solidaritetin rajonal si dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Në fjalimin e sesionit plenar theksoi se suksesi i bashkëpunimit rajonal varet drejtpërdrejt nga realizimi i një sërë projektesh rajonale, të cilat janë identifikuar nga qeveritë dhe nga organizatat rajonale dhe evropiane si dhe institucionet, përkujtoi për korridoret transportuese panevropiane të cilat në këtë pjesë të Evropës janë projektuar, por nuk kanë përfunduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button