“Der Spiegel”: Gjermania njeh të drejtën e azilit si kurrë më parë, por jo ballkanasve!

Gjermania kurrë nuk ka njohur të drejtën e azilit më shumë sesa në pjesën e parë të vitit 2015. E përjavshmja e njohur gjermane ‘Der Spiegel’ në numrin e saj të ri raporton se në përgjithësi, çdo e dyta kërkesë e refugjatëve për leje qëndrim ka qenë pozitive.

Kjo s’ka dyshim që vlen për refugjatët nga Siria, Eritrea dhe Iraku ku shkalla e dhënies së azilit është pothuajse njëqind për qind.

Ky është reagimi i Qeverisë Federale pas një pyetjeje parlamentare të së majtës (Die Linke) në Bundestagun gjerman.

Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) ka njohur po kështu të drejtën e azilit edhe për gjashtë persona nga Maqedonia edhe pse qeveria federale kishte klasifikuar vendin ballkanik nga nëntori i vitit 2014 si shtet të sigurt të origjinës.

Në thelb, aplikimet për azil po përpunohen më shpejt se në të kaluarën. Zyrtarët nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë po përdorin procedura në një mesatare prej pesë muajsh. Se sa shpejt merret një vendim, megjithatë, varet nga vendi i origjinës së aplikuesit. Derisa sirianët mund të presin një komunikim nga tashmë pas katër muajsh, pakistanezët p.sh. duhet të prisni një mesatare prej një vjet e gjysmë për një përgjigje, transmeton Gazeta Blic.

Procedura të përshpejtuara po zhvillohen sidomos për refugjatët nga Ballkani perëndimor- ku shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria zënë vendin e parë me kërkesa për azil.

Njohja e azilit për persona nga Ballkani perëndimor është vetëm rreth 1 për qind. Kjo u ka shkaktuar dhe shkakton telashe të mëdha autoriteteve gjermane pasi që duan një ndarje të qartë mes refugjatëve politikë dhe atyre që kërkojnë mbrojtje për shkaqe ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button