Rrahje në Reçicë të Vogël

Dy persona nga Reçica e Vogël janë lënduar rëndë pas një zënkë mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në Reçicë të Vogël ku është prishur rendi dhe qetësia publike. Në këtë rrahje kanë marrë pjesë 40 vjeçari J.Z dhe 24 vjeçari A.L.

Ata kanë marrë lëndime trupore, gjegjësisht J.Z ka marrë dy plagë nga mjet i fortë, ndërsa A.L ka marrë plagë në këmbën e majtë dhe të kokës.

Dy personat e lënduar, sipas Policisë së Tetovës, janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe pas marrjes së ndihmës së parë janë ftuar për bisedë informative në polici dhe më pas janë lëshuar. Nga policia nuk kanë dhënë detaje për motivet e rrahjes, por kanë theksuar se punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button