Ish lideri i socialistëve bullgar dënoi prezencën e Stanishevit në protestat në Shkup

Lideri i Partisë së socialistëve evropiane dhe ish kryetari i Partisë socialiste bullgare (PSB), Sergej Stanishev, nuk e arsyetoi prezencën e tij në protestat anti-qeveritare në Shkup, deklaroi Strahil Angelov, ish deputet i PSB-së.

“Nëse Bullgaria duhej të protestoj për diçka në Shkup, atëherë duhej ta bëj këtë për propagandën anti- bullgare, të cilën pa presedent e zbaton kryeministri i shtetit Nikolla Gruevski. Gjithashtu, nuk guxojmë t’i harrojmë gjithë ato kujtime me të cilat është vërshuar Shkupi, sikur të gjitha deklaratat dhe konkludimet e Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë- tha Angelov.

Duke komentuar deklaratën e fundit të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, Angelov tha se ekziston një e vërtetë historike në të sepse flet për ndarjen e Maqedonisë, por se Serbia dhe Greqia nuk kanë qenë të përfshira.

“Situata është shumë më komplekse. Njerëzit konfirmojmë se protestat kanë filluar pasi qeveria ka firmosur marrëveshje financiare me Kinën. E dini se Kina lansoi disa investime në Maqedoni, në pjesën e korridorit për transport. Para një muaji kishte takim në Budapest ndërsa ruta e gazsjellësit “Përroi turk” kalon nëpër Maqedoni. Kjo është pika e dobët e rutës- thotë ish deputeti bullgar.

Lajme të ngjashme

Back to top button