Fatma dhe Aulona tallen me Rovena Stefen

Fatma dhe Aulona, janë bërë shumë të njohura me emisionin e tyre online “Thumb”, më pas me programin radiofonik “Sillikon”, pjesmarrjen në “Top show” dhe “Dancing with the stars”, ku me komentet e tyre pikante i dhanë shije këtij spektakli.

Aktualisht, janë më të angazhuara në radio, ku ndër tjerash thumbojnë shumë.

Ato, janë marrë sërish me Rovena Stefen, të cilen e kanë tallur edhe më parë. Këtë herë vajzat kishin punë me videoklin e këngës “Vet më the të dua”, të lansuar pak ditë më parë nga Rovi dhe Toni.

Fatma dhe Aulona e kanë ironizuar këngën dhe videoklipin e ri të Rovena Stefes, e cila në shumë skena ekspozon të pasmet dhe bën “belfie”. Në një video, vajzat e këndojnë këtë këngë, bëjnë “belfie” de qeshin e provokojnë./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button