A i dini dobitë e kumbullës?

Kumbulla është fruti më i mirë gjatë stinës së verës si nga përmbajtja e ulët kalorike ashtu edhe nga efekti freskues.

Kumbulla përmban një indeks të ulët glikemik, është shumë e dobishme për gratë shtatzëna me vitaminat, mineralet, potasin, magnezin dhe fosforin që përmban. Krahas kësaj, është një nga frutat më të mira që përdoren në dietat e dobësimit.

Me ndihmën e potasit që përmban kumbulla ndikon pozitivisht në tkurrjet muskulore apo ngërçet. Ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku dhe ekuilibron sistemin tretës. Ndihmon në ekuilibrimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Mjekët mund të sugjerojnë kumbullën në rast të sëmundjeve të zemrës, kolesterolit dhe enëve të gjakut.

Sot po bëhen studime rreth efektit pozitiv të kumbullës në problemet e rritjes te fëmijës dhe çështje të ngjashme. Veçanërisht ky frut i konsumuar me bollëk gjatë muajve të verës është i pazëvendësueshëm sepse ka pak kalori dhe ndihmon në dobësim. Kur njerëzit kanë nevojë të marrin sheqer është i mjaftueshëm konsumimi i një tasi me kumbulla dhe dredhëza.

Konsumimi i kumbullës me kripë ndikon në mbledhjen e ujit në trup dhe si rrjedhojë nxit marrjen e kilogramëve. Për këtë arsye kumbulla duhet konsumuar pa gjë, shkruan gazeta Start. Zierja e kumbullave të llojeve të ndryshme ndihmon në zgjidhjen e problemit të kapsllëkut. Kumbulla ndikon në ekuilibrimin e sheqerit te diabetikët e tipit 2. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button