BE do të dërgojë përfaqësues special në Maqedoni

Bashkimi Evropian do të dërgojë një të dërguar të saj special që do të marrë pjesë drejtpërdrejt në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike.

Shërbimi i BE-së për Punë të Jashtme (EEAS) seriozisht po shqyrton mundësinë e dërgimit të një përfaqësuesi special të BE-së në Maqedoni, që drejtpërdrejt do të marrë pjesë në zgjidhjen e krizës në kuadër të bisedimeve që po zhvillohen ndërmjet liderëve të katër partive politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Ky propozim ka dalur nga bisedimet në Strasburg midis Nikola Gruevskit dhe Zoran, Zaevit ku ka qenë i pranishëm edhe eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn.Shefja e diplomacisë e BE-së, Federica Mogherini po shqyrton disa emra që do të kenë detyrën e të dërguarit special për Maqedoninë. Mes kandidaturave janë disa emra të diplomatëve që njohin zhvillimet në Maqedoni.

BE ka rritur shqetësimin për zhvillimet në Maqedoni, duke theksuar se vendi përveç se krizës politike, po përballet edhe me eskalimin e mundshëm të krizës në planin e sigurisë. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button